• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në Shkup do të hetohet nga 6 prokurorë

by A R
29/04/2017 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup sot njoftoi se është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) lidhur me identifikimin e pjesëmarrësve në trazirat të cilat ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Deri në këtë moment është vendosur klasifikim juridik i veprave të kryera penale.

“Prokurorët publikë kujdestar rregullisht janë të njoftuar për rrjedhën e ngjarjeve dhe japin drejtime për veprim të mëtejshëm të policisë”, qëndron në kumtesën e PTHP Shkup të publikuar në ueb-faqen e tyre.

Gjatë pranimit të informatave, siç thuhet, në pajtueshmëri të ngjarjeve të veçanta, po ndërmerren masa dhe veprime konkrete.

“Për shkak të vëllimit në veprimin e prokurorisë deri në këtë moment janë përfshirë gjashtë prokurorë publikë, por në pajtueshmëri me nevojat numri i prokurorëve publikë të përfshirë pritet të rritet, ndërsa janë në drejtim të ndriçimit të shpejtë dhe efikas të këtyre ngjarjeve penale juridike”, thuhet në kumtesë.

Deri në këtë moment, informojnë nga PTHP, nuk është vendosur kualifikim juridik i veprave të kryera penale.

“Vendosja e klasifikimit konkret juridik për çdo person për të cilin do të konfirmohet se ka kryer vepër penale do të bëhet pasi të mblidhet i gjithë materiale i nevojshëm i dëshmive në veçanti për secilin person të involvuar në ngjarjet penale juridike dhe pas konfirmimit të fakteve. Prej këtu e njoftojmë opinionin se PTHP Shkup nuk ka bërë kurrfarë rikualifikimi të cilësdo vepër penale dhe se deri tani informatat e publikuara në një pjesë të mediave janë spekulim”, thuhet në kumtesë.

Nga PTHP theksojnë se numri i personave të privuar nga liria, veprimet konkrete të organeve hetuese, si dhe veprimet e mëtejshme të cilat do të ndërmerren, prokuroria publike do t’ia kumtojë opinionit kur do të krijohen kushte për atë dhe pasi prokurorët publik kompetent do të përfundojnë me konfirmim të fakteve.

Kujtojmë se të enjten me 62 vota “pro” në një atmosferë kaotike të enjten në shtëpinë ligjvënëse, shumica parlamentare zgjodhi deputetin e BDI-së Talat Xhaferin për kryetar të Parlamentit. Më pas pasuan incidentet para dhe brenda Parlamentit, kur protestuesit me forcë hynë në këtë institucion.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në incidentet e mbrëmshme para dhe në Parlament janë lënduar 70 qytetarë, 22 pjesëtarë të policisë dhe tre deputetë./AA/

Next Post
Gjinushi: Protesta e PD synon destabilizimin, financohet nga klane antishqiptare

Gjinushi: Ja pse Tom Doshi kandidon për PSD në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In