• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhuna në PD, mbeten në burg 25 nga 34 të prangosurit, mes tyre shtetas nga Kosova e Maqedonia

by A R
11/01/2022 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës kërkon 25 arrest me burg për 34 të arrestuarit për protestën e dhunshëm më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike. Për të tjerët prokuroria kërkon “arrest shtëpie”.

Mes të arrestuarve ka edhe shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, për të cilët kërkohet burg për akuzën e tubimit të paligjshëm. Në seancën e nesërme do të jetë gjyqtari Arben Micko që do të vendos për masat ndaj 34 të arrestuarve.

Personat e arrestuar akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë nën hetim është edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është nën hetim pasi akuzohen për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”, ndërsa Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Në protestën e 8 janarit selia blu u kthye në një skenë krimi ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë me varetë, shkallë, leva, çekiçë, trapanë, por edhe nga brenda selisë ka pasur kundërpërgjigje me gaz lotsjellës ndaj tyre. U desh ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e protestuesve.

Persona e arrestuar që dalin nesër në seancë:

Shaban Halili, Gentjan Lamnica, Agron Gjura 36 vjeç, Xhevahir Georgiev 32 vjeç, Alban Zaimi 46 vjeç, Arkimed Lushaj 35 vjeç, Hajredin Gjura 41 vjeç, Denis Luku 43 vjeç, Valdrin Dervishaj 33 vjeç, Arben Dervishaj 37 vjeç, Orges Dervishaj 20 vjeç, Qendrim Dervishaj 26 vjeç, Arben Dervishaj 39 vjeç, Selman Krasniqi 42 vjeç, Albano Sotolaj 32 vjeç, Ber Begeja 38 vjeç, Duleman Marku 51 vjeç, Mirash Rrathtori 48 vjeç, Emiliano Çekini 30 vjeç, Gjon Pepaj 37 vjeç, Klavdo Çekini 36 vjeç, Armando Çardaku 29 vjeç, Agustin Pali 28 vjeç , Oltion Zenelaj 39 vjeç, Albi Peti 28 vjeç, Arian Mezini 41 vjeç, Ardian Myrto 37 vjeç, Ylli Gosturani 46 vjeç , Armando Alldervishi 36 vjeç, Vendim Demaj 48 vjeç, Afrim Deda 46 vjeç, Sokol Ndreu 52 vjeç, Orian Meta 34 vjeç dhe Stivi Luku 23 vjeç.

Personat nën hetim

Gazment Bardhi, Flamur Noka, Resul Fidani, Jurgen Rexhepi, Dritan Konda, Arif Bicprendi, Ergys Hoxha, Irel Elezi, Azem Çira, Dori Alikaj, Aleks Marku, Argjend Ferati, Ismail Ferati, Senad Gucija, Julzim Kokomani, Zyber Kokomani, Armand Lekgegaj dhe Gjok Nikolli.

/a.r

Next Post
Akuzohet për vrasjen e shqiptarit, 24-vjeçari: Do shihja Netflix dhe do argëtohesha me një vajzë që njoha online

Akuzohet për vrasjen e shqiptarit, 24-vjeçari: Do shihja Netflix dhe do argëtohesha me një vajzë që njoha online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In