Presidenti francez Emmanuel Macron ka sulmuar demonstruesit që u përleshën me policinë në Paris gjatë protestave të fundit të nxitura nga rritja e çmimit të karburantit.
“Trup për ata që sulmuan oficierët,”-tha ai në Twitter. “Nuk ka vend për dhunë në Republikën Franceze.”
Kaosi shpërtheu të shtunën (24 nëntor) në Pallatin Elysee, pasi policia përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.
Protesta filloi fundjavën e kaluar kundër rritjes së çmmit të naftës.
Më pas protestat u rritën për të pasqyruar zemërimin për rritjen e kostos së jetesës, veçanërisht në zonat rurale, dhe ankesave të tjera kundër politikave të Presidentit Macron./a.ç