• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në Kuvend/ Spiropali: Godasin Gardën për të mbrojtur me forcë të verbër kryeplakun dhe familjen e tij

by Java News
07/12/2023 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për dhunën dhe kaosin e deputetëve të Berishës dhe Bardhit në sallën e Kuvendit.

Ajo shkruan se goditjet dhe fyerjet ndaj punonjësve të Gardës bëhen me qëllim të mbrojtjes së verbër ndaj Berishës dhe familjes së tij.

”Ajo që më indinjoi më shumë sot që në hyrje të sallës së seancave në Parlament ishin fyerjet e shfrenuara ndaj burrave dhe grave të Gardës së Republikës.

Çdo fjalë që kolegëve të opozitës copë e çikë ua rroku mendja, e lëshuan në drejtim të punonjësve te Gardës, që paguhen me pagë modeste e punojnë shpesh jashtë orarit duke vënë në rrezik edhe shëndetin e tyre, për të ruajtur rendin dhe sigurinë në institucionet e rëndësisë së veçantë.
Kjo opozitë që nuk lë rast pa derdhur lot krokodili për shqiptarët e ndershëm e njerëzit e punës, fyen, përçmon, godet, punonjësit e Gardës me të ardhura shumë më modeste se ata, për të mbrojtur me forcë të verbër kryeplakun, familjen e tij, e pasuritë e tyre.

Ky nuk është moral politik!

Kjo s’është drejtësi!

Këto nuk janë të drejta kushtetuese!

Këto janë akte dhune, vepra penale, dhe pafytyrësi njerëzore që përdhosin mjedisin e bashkëjetesës demokratike, cënojnë sigurinë, dëmtojnë imazhin dhe rreken të shkatërrojnë parlamentarizmin dhe institucionet e vendit.

Arrakatja e opozitës vetëm nëpërmjet dhunës është ogurzezë pikë së pari për vetë opozitën, por edhe për çdo qytetar të ndershëm të këtij vendi që është lodhur nga pasojat e dhunës, të cilat janë aq të freskëta në mbamendjen e tyre.

Filozofi francez Zhak Mariten thotë se çdo protestë duhet të jetë jo e dhunshme dhe pikërisht këtu qëndron edhe forca e saj.

Publiku do i dënojë, siç i ka dënuar, me votë. Për vepra penale të konsumuara në sy të të gjithëve, drejtësia duhet të thotë fjalën e saj”, shkruan Spiropali.

Next Post
Klasifikimi i Pizës/ Rënie e paprecedentë e nivelit të francezëve në matematikë

Klasifikimi i Pizës/ Rënie e paprecedentë e nivelit të francezëve në matematikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

March 16, 2026
Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

March 16, 2026
Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

March 16, 2026
Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

March 16, 2026
“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

March 16, 2026
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

March 16, 2026
“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

March 16, 2026
Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

March 16, 2026
Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In