• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në Kuvend në vitin 2017, ndalohet ish-kryetari i parlamentit dhe dy ish-ministra në Shkup

by Java News
21/02/2019 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi në orët e vona të pasditës të së mërkurës ish-Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski dhe dy ish-anëtarë të qeverisë së Nikolla Gruevskit, nën dyshimet për përfshirjen e tyre në organizimin e ngjarjeve të dhunshme në parlament, në prill të vitit 2017.

Ata janë dërguar në Gjykatën Themelore në Shkup, me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar. Ndërkohë, një pjesë e medias, duke cituar burime brenda prokurorisë, thotë se edhe për ish-kryeministrin Gruevski është lëshuar urdhër-aprresti, po për këtë çështje.

Ky i fundit ndodhet në Hungari, ku ka gjetur strehim, duke iu shmangur në këtë mënyrë drejtësisë. Atij i janë caktuar dy vjet burg për shkaqe korrupsioni në një tender për blerjen e një makine Mercedes me vlerë prej rreth 600 mijë eurosh.

Një prej dëshmitarëve në procesin e gjyqit të lëndës “27 prill, 2017” Aleksandar Vasilevski i njohur me nofkën “Ninxha” kishte pohuar se zoti Gruevski ishte organizatori i këtyre ngjarjeve të dhunshme. Sipas tij, planet dhe urdhërat merreshin nga selia e partisë VMRO-DPMNE.

Gjatë gjyqit është lexuar një mesazh telefonik i dërguar nga Nikolla Gruevski ish-Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov ku shkruhej: “Mirëmëngjes drejtor.

Të ju njoftoj se në këtë çast mora një informatë nga një koleg lojal shqiptar se sot rreth orës 13 planifikohet diçka nga pala tjetër, ndonjë incident apo votim me forcë të kryetarit të Parlamentit.

Tani për tani nuk kam informata të tjera”, thuhej në SMS-në e z. Gruevski në 27 prillin e 2017-s. Gruevski atë ditë ndodhej në Vjenë.

Ndërkohë, në një SMS të ish-kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski dërguar disa personave, demonstrues para selisë së parlamentit, thuhej:

“Nëse duhet me mburojë të gjallë do ta pengojmë zgjedhjen e kryetarit të parlamentit”. Z. Vlejanovski, megjithatë ka imunitet të deputetit. Ai doli nga gjykata pas orës 19 të mërkuren.

Ndërkaq, ish ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski mbetën brenda në gjykatë. Ende nuk dihet nëse do të caktohet masa e paraburgimit për ta.

Procesi gjyqësor është nga fundi. Kanë mbetur edhe katër persona të akuzuar, avokatët e të cilëve duhet të bëjnë fjalën përmbyllëse. Dënimet më të ulëta për këtë rast parashikohen të jenë së paku 10 vjet burg.

Next Post
Policia kontroll automjeteve me protestues të nisur nga Lezha

Policia kontroll automjeteve me protestues të nisur nga Lezha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In