• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dhuna në Katalonjë, kryeministri spanjoll merr në mbrojtje policinë

by Java News
02/10/2017 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri spanjoll merr në mbrojtje veprimet e policisë

Pas dhunës policore në Katalonjë kryeministri spanjoll Mariano Rajoy fajësoi qeverinë rajonale për trazirat. Sipas tij forcat e sigurisë kishin zbatuar vendimet e gjyqësorit.

Spanien Katalonien Unabhängigkeits-
Referendum Poilzei schreitet ein (picture-alliance/AP Photo/M. Fernandez)

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i quajti si sukses veprimet e dhunshme të policisë kundër referendumit për pavarësinë në Katalonjë. “Sot nuk ka pasur referendum për vetëvendosje në Katalonjë”, tha  në një fjalim në TV Rajoy pas përfundimit të votimit. Ai i bëri thirrje qeverisë rajonale të Katalonjës të mos ndjekë një rrugë që nuk të çon askund.

Spanien Katalonien Unabhängigkeits-Referendum - Fernsehansprache von Rajoy (Getty Images/AFP/J. Soriano)

Mariano Rajoy

Me urdhër të qeverisë qendrore spanjolle, policë të armatosur rrethuan në Katalonjë qendrat e votimit dhe u përpoqën pjesërisht me dhunë që t’i ndalonin votuesit që të votonin në referendumin e pavarësisë. Para një qendre votimi në Barcelonë, policët përdorën madje shkopinj gome kundër demonstruesve.

Spanien Referendum Katalonien Polizei (Getty Images/D. Ramos)

Gjatë përleshjeve pati shumë të plagosur. Qeveria rajonale e Katalonjës tha se ka pasur 761 të plagosur. Sipas shërbimit shëndetësor katalanas, dy prej tyre janë në gjendje kritike. Për shkak të dhunës së policisë, kryebashkiakia e majtë e Barcelonës, Ada Colau, bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy.

Spanien Referendum Katalonien Polizei (Getty Images/AFP/L. Gene)

Ministria e Brendshme në Madrid tha se gjatë përleshjeve ishin plagosur lehtë njëmbëdhjetë policë spanjollë që ishin goditur me gurë nga demonstruesit. Sipas ministrisë janë arrestuar shumë vetë.

Spanien Referendum Katalonien Wahllokal (Reuters/V. West)

Më shumë se 5.3 milion vetë qenë ftuar të merrnin pjesë në referendumin për pavarësinë e Katalonjës. Në rast se në referendum shumica do të votojë me “po”, Barcelona dëshiron të kërkojë shkëputjen prej Spanjës, edhe pse referendumi nuk ka fuqi detyruese dhe është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese spanjolle. Gjyqtarët i referohen pandashmërisë së shtetit spanjoll të sanksionuar me ligj.

a.ç

Next Post
E rëndë në Tiranë, një person gjendet i varur në pemë te Liqeni Artificial

E rëndë në Tiranë, një person gjendet i varur në pemë te Liqeni Artificial

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Konflikti më serioz që pas Luftës së Dytë”, Paskal Milo: Nuk do përdoren armët bërthamore…

March 19, 2026
Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In