• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në futbollin shqiptar, gjyqtari përfundon me 3 të qepura në vetull

by Java News
06/05/2018 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Tartari nuk ka bërë ndoshta ndeshjen perfekte në Vlorë, por kurrë nuk e kishte menduar se prej aty do të dilte me tre të qepura në vetull. Situata është tensionuar tej mase në fund të takimit dhe anësori i ndeshjes Flamurtari-Vllznia 1-1 ka përfunduar në spital, pasi e kanë goditur disa herë në fytyrë. Ai akuzon administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizin, për shkaktarin e dhunës dhe nxitës të saj. Në një prononcim për “Panorama Sport” pas ndeshjes, ai mohon që të ketë sharë dhe të ketë fyer ndokënd, ashtu sikundër pretendon administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Tartari, çfarë ndodhi pas ndeshjes?
Pasi përfundoi ndeshja, ne si procedurë, pra asistenti i parë e ka për detyrë të futet në tunel midis dy dhomave të ndeshjes. Në këtë moment, kur unë po prisja që të vinin të gjithë futbollistët brenda, mbrapa derës së xhamit që është te stadiumi, futet Sinan Idrizi duke sharë dhe duke ofenduar dhe Sinani vetë kërcënoi edhe policët që ishin aty, duke u thënë “mos veproni dhe mos bëni asnjë lloj gjëje”.
Në këtë moment, duke parë që isha i hutuar vjen dikush dhe më godet me grusht. Nuk e mora vesh kush ishte. U bë rrëmujë totale dhe unë u nisa për në dhomë, por duke shkuar për aty më goditi sërish dikush tjetër. Një djalë i gjatë me aq sa mbaj mend… Vendosa të kthehem mbrapa, por në atë moment shoh Sinan Idrizin që tenton të më godasë me shkelma. Po më shante mua, presidentin e FSHF-së dhe të gjithë ne që ishim aty. Vetëm policët nuk po i shante. Tentoi më pas të godiste edhe arbitrin kryesor, por nuk ia doli. Ne më pas, me ndihmën e policëve hymë në dhomat e zhveshjes.

Po ju a e ofenduat Idrizin, a shatë njeri aty në stadium?
Jo, fare. Po si mund të shanim ne aty, kur ne po goditeshim nga të gjitha anët.

Sa të qepura keni?
Kam tre të qepura. Por ju lutem, këto detaje mos i publikoni sepse ne jemi familjarë. Nuk është mirë që të alarmohen familjarët dhe të përjetojnë edhe ata stresin tonë.

A keni shkuar ju në polici pas ngjarjes?
Ne kemi qëndruar në dhomë, bëmë kallëzimin në prani të oficerit të policisë gjyqësore. Më mori policia më pas dhe më çoi në spital. Shkuam atje, mora mjekimin e duhur…

Çfarë ndodhi në spital?
Më qepën plagën dhe më bënë dy gjilpëra.

Po më pas?
Më pas u nisa drejt Fierit dhe policia na shoqëroi deri në dalje të Vlorës. Kjo është e gjitha.

a.ç

Next Post
‘Sot në Shqipëri janë rreth 18 mijë vende të lira pune’

'Sot në Shqipëri janë rreth 18 mijë vende të lira pune'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Harta gjyqësore një dështim”, Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën kërkesë KLGJ-së: Duhet të rishikohet!

“Harta gjyqësore një dështim”, Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën kërkesë KLGJ-së: Duhet të rishikohet!

February 12, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

February 12, 2026
“Nuk kisha zgjidhje tjetër’, flet 40-vjeçarja që tentoi të hidhej nga vinçi: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën

“Nuk kisha zgjidhje tjetër’, flet 40-vjeçarja që tentoi të hidhej nga vinçi: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën

February 12, 2026
“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

February 12, 2026
Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

February 12, 2026
Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

February 12, 2026
Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

February 12, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Inflacioni rritet në 2.3% në janar, INSTAT: Rritja e çmimeve, kryesisht nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
Europa brenda dhe jashtë

Europa brenda dhe jashtë

February 12, 2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In