• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhuna në familje solli vrasjen me thika e pirunj kuzhine të Arjan Xhambazit

by Java News
24/05/2024 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Agim Xhambazit e kryer në Athinë 16 vite më parë është kryer nga një përleshje të dhunshme me thika, pirunj kuzhine dhe shkopinj, mes dy grupe shqiptarësh të komunitetit Rom.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i “Ora News” Elton Qyno, thuhet se pjesë e grupit të parë ishin viktima Arjan Xhambazi, i plagosuri Flamur Demiri dhe dëmtuari lehtë Ibrahim Demiri, Erjon Demiri etj.

Nga njëra anë kanë qenë Edmond Qershia, nga Korça, Nori nga Tirana që më pas u identifikua si Jetnor Cinellari, alias Armando Tarushllari, Gjimi apo Gëzimi nga Elbasani Gëzim Latja, Ergysi alias Ergys Rrapushi, Edmond Qershia, alias Osmani Qershia.

Deri në këtë fazë të hetimeve, në pranga kanë përfunduar Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari, për të cilët gjykata e Korçës me kërkesë të prokurores Anjeza Galanxhi, ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg pasi ndaj tyre është ngritur akuza e “Vrasjes me dashje”.

Ndërsa personi tjetër që ka maerë pjesë në këtë krim Edmond Qershia rezulton i dënuar në Greqi për akuzën e “plagosjes serioze në trup”.

Ekzekutimi i Xhambazit është regjistruar në mesnatën e 6 dhjetorit 2008 në lulishten “Karamali Kipseri” në Athinë, pasi shkak ka qenë një konflikt i krijuar mes çiftit të bashkëshortëve Elvira dhe Flamur Demiri.

Për shkak të dhunës së ushtruar nga Flamur Demiri, Elvira ishte larguar nga banesa e tij dhe kishte gjetur strehim tek shtëpia e shoqes së saj, Merita Hima. Flamuri, ka shkuar në banesën e Ritës për të marrë gruan por ajo s’ka pranuar të dalë nga shtëpia, pasi ai ishte i dehur, duke ju ndrojtur një dhunimi fizik.

Pjesë e grupit të parë ishin viktima Arjan Xhambazi, i plagosuri Flamur Demiri dhe dëmtuari lehtë Ibrahim Demiri, Erjon Demiri etj.

Nga njëra anë kanë qenë Edmond Qershia, nga Korça, Nori nga Tirana që më pas u identifikua si Jetnor Cinellari , alias Armando Tarushllari, Gjimi apo Gëzimi nga Elbasani Gëzim Latja, Ergysi alias Ergys Rrapushi, Edmond Qershia, alias Osmani Qershia.

“…konflikti ka ndodhur pasi më herët, në shtëpinë e marrë me qera nga Rita, në Athinë, ku ndodhej ajo, djali i saj Ergysi, si dhe Edmond Qershia, Gëzimi, Nori dhe Elvira (bashkëshorte e shtetasit Flamur Demiri), ka shkuar Flamur Demiri për të marrë bashkëshorten e tij, Elvirën, me të cilën kishte probleme për arsye se pinte dhe e dhunonte fizikisht. Pasi ka pirë edhe një birrë, Flamuri i ka thënë Elvirës që të shkonin në shtëpi, por ajo nuk është bindur. Flamuri ka filluar që të bërtasë pasi ka qenë i pirë, më pas kanë ndërhyrë Gëzimi dhe Nori, të cilët e kanë nxjerrë Flamurin jashtë. Flamuri ka shkuar në shtëpinë ku banonte me qera me vëllain e tij Ibrahim Demiri, ka marrë nipin e tij Erjon Demiri dhe me triçiklin e Flamurit kanë shkuar përsëri tek shtëpia e Ritës, për të marrë Elvirën. Erjoni i cili kishte marrë me vete një pirun të madh  nga ata të guzhinës, i ka thirrur  Elvirës dhe nga banesa e Ritës ka dalë me thikë në dorë Gëzimi si dhe Nori dhe Edmond Qershia, e janë konfliktuar midis tyre. Edmond Qershia ka goditur me grushta e dru Flamurin, ndërsa Gëzimi me thikë ka dëmtuar në qafë Flamurin, si dhe ka ndjekur Erjonin, i cili është larguar me vrap. Nga tjetër Erjon Demiri, ka njoftuar nënën e tij Sevdie Demiri dhe kjo e fundit ka njoftuar Festim Sherifi dhe Arjan Xhambazi, të cilët ndodheshin në banesën e shtetasit Festim Sherifi dhe më pas kanë shkuar tek vendi ku kishte ndodhur konflikti me Flamurin dhe janë konfliktuar me  Edmond Qershia, Jetnor Cinellarin dhe Gëzim Latja…”.

Për shkak të këtij konflikti të dhunshëm, ka mbetur i vdekur nga goditjet me thikë Arjan Xhambazi, ka pësuar dëmtim serioz Flamur Demiri dhe është dëmtuar lehtë në dorë, Ibrahim Demiri.

Për këtë vrasje është identifikuar nga policia Greke Edmond Qershia, i cili është arrestuar në muajin shkurt 2009, si i dyshuar për vrasje me paramendim.

Në janar 2010, Edmond Qershia, është liruar nga gjykata e Thivës, e cila e kishte dënuar Qershinë me 3 vite e 6 muaj burgim për akuzën e dëmtimeve serioze trupore.

Ky dënim është dhënë pas ndryshimit të akuzës për vrasje me paramendim të Arjan Xhambazit, armëmbajtje pa lejë, përdorim arme, në bashkëpunim. Duke i zbritur nga dënimi i dhënë, kohën e paraburgimit e më konkretisht pesë muaj e tetëmbëdhjetë ditë. Në përfundim është vendosur që dënimi me burgim të kthehet në dënim monetar, prej 10 euro për çdo ditë burgim.

Por në dhjetor 2013, përmes një kallëzimi të depozituar nga Agron Xhambazi, babai i Arjanit, prokuroria e Pogradecit ka nisur hetimet dhe më pas çështja i ka kaluar prokurorisë së Korçës.

Nga veprimet hetimore të kryera nga oficerët dhe prokurorja Anjeza Kalanxhi, është bërë e mundur pjesëmarrja në këtë vraje e Armando Tarushllari dhe Gëzim Latja.

Në 20 Maj 2024 është kryer ballafaqimi i këtyre personave ndërmjet tyre, duke qenë se ka rezultuar që midis tyre të ketë kundërthënie, si dhe janë aplikuar metoda speciale të hetimit proaktiv, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje kriminale, identifikimin e autorësisë së kësaj ngjarje, si dhe përcaktimin e rolit të secilit prej bashkëpunëtorëve./ora

Next Post
VIDEO/ Çfarë po ndodh mes dyshes? E ftuar në ditëlindjen e Meritonit, Vesa nuk i lëshon dorën Romeos edhe në prani të Heidit

VIDEO/ Çfarë po ndodh mes dyshes? E ftuar në ditëlindjen e Meritonit, Vesa nuk i lëshon dorën Romeos edhe në prani të Heidit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Shkurt 2026

February 25, 2026
Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

February 25, 2026
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Orban humb zgjedhjet në prill? Sondazhi nxjerr fituese partinë opozitare në Hungari

February 25, 2026
Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

February 25, 2026
Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

February 25, 2026
Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

February 25, 2026
Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In