• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dhuna në familje/ Një 13-vjeçar rrezikon të humbi vitin shkollor prej braktisjes

by Java News
09/03/2020 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëna e tre fëmijëve denoncon ish bashkëshortin. Bashkë me djalin në krah, sot 13-vjeç ata tregojnë se ish bashkëshorti ka ushtruar dhunë mbi djalin vetëm se kërkonte të takonte nënën.

Dhuna e tij psikologjike vijoi edhe pasi djali u largua nga dhuna. Babai i cili ishte kujdestari ligjor u largua drejt Greqisë dhe la të birin pa shkollë duke mos pranuar transferimin e tij në një shkollë afër vendbanimit të nënës.

Pas 17 vjetësh nëna e tre fëmijëve vendos të ndahet nga bashkëshorti për shkak të dhunës. Djali i madh në atë kohë 11 vjeç, vendos me dëshirë të rrijë me të atin. Dy motrat me vendim të gjykatës lihen nën kujdestarinë e nënës. Gjatë kësaj periudhe, babai vazhdimisht e pengon djalin të takoj nënën. Pas denoncimit të saj në polici dhe zyrë përmbarimore ai vendos që ta lejoj djalin të takoj nënën për një fare kohe, deri sa i lodhur nga vajtjet e ardhjet e djalit, i thotë këtij të fundit që të zgjedh ose të rrijë me të ose më ëmën.

Në këtë situatë, kur djali vendoset nën presionin e babait zgjedh të shkoj nga nëna. Në këtë moment babai ushtron dhunë fizike. Në një intervistë për Fiksin, nëna tregon momentin ku u kontaktua nga djali i saj nëpërmjet telefonit. Me një mesazh ai e njoftonte se babai nuk e linte të shkonte tek ajo dhe se e kishte rrahur. Në këto kushte, nëna e alarmuar lajmëron policinë. Pasi bëjnë denoncim në Policinë e Tiranës, aty paraqitet babai me djalin. Djali vendos të ikë tek e ëma dhe të mos kthehet më kurrë tek babai. Kjo ngjarje sipas tyre ka ndodhur në fund të muajit nëntor. Por babai nuk ndalet me kaq, ai nuk pranon t’i jap djalit të drejtën e shkollimit duke e përdorur atë si masë shtrënguese që ai te kthehet. Djali tregon për Fiksin që e ka kontaktuar babain disa herë nëpërmjet telefonit, e ka lutur që ai t’i japë shpërnguljen për të vijuar shkollën afër vendbanimit të nënës. Por babai nuk ka pranuar në asnjë moment.

Gjatë intervistës nëna shprehet se ka vajtur disa herë pranë shkollës, për të bërë të mundur të bind ish bashkëshortin dhe të kërkoj ndihmën e drejtorit të shkollës, por gjithmonë ka marrë të njëjtën përgjigje. Sipas Ministrisë së Arsimit, të drejtën e transferimit e ka vetëm kujdestari ligjor, që në këtë rast është babai.

Fiksi kontaktoi fillimisht me Ministrinë e Arsimit, të cilët thanë se këto raste i ndjekin me ndjeshmërinë më të madhe pasi frekuentimi i sistemit arsimor nëntë vjeçar është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm. Fillimisht ata ngritën duart para faktit se ligji nuk i lejon të veprojnë për sa kohë kujdestari ligjor nuk pranon.

Drejtori i shkollës nëntë vjeçare Kus, ku djali vijonte dikur mësimin, i tha gazetarëve të Fiksit që babai ka lënë një deklaratë që nuk pranon të japë shpërnguljen e djalit për në një shkollë tjetër. Gjithashtu pas kësaj deklarate ai ishte larguar për në Greqi dhe nuk kishte patur mundësi ta kontaknte vet. Gjithashtu drejtori ka vënë në dijeni edhe drejtorinë arsimore për rastin. Por asnjë nga këto institucione nuk ka njoftuar Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Kashar e cila trajton sepcifikisht këto raste.

Sipas tyre ky rast ju referua nga gazetarët e Fiksit. Pasi morën informacion për rastin ata kontaktuan me babain e djalit i cili kategorikisht nuk pranonte të jepte transferimin edhe pse djali ishte në kufirin maksimal të mungesave duke rrezikuar kështu vitin shkollor.

Ministria e Arsimit e kontaktuar nga Fiksi, tregoi se raste të ngjashme ka shumë, dhe secili prej tyre trajtohet me ndjeshmërinë që i takon. Por në këtë rast specifik, vetëm pasi Fiksi kontaktoi me ministrinë, kjo e fundit vuri në lëvizje mekanizmat për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Drejtori i shkollës Kus, i cili edhe më herët kishte njoftuar drejtorinë arsimore për këtë çështje, rimori kontakt me babain e djalit. Pas situatës së krijuar, babai u kthye menjëherë nga Greqia dhe më në fund vendosi që të jepte një tjetër deklaratë, ku pranonte të jepte shpërnguljen. Në përgjigjen për Fiksin, ministria e pranonte se babai ishte bindur, për të marrë këtë vendim. Ai mori përgjegjësinë që i takon si kujdestari ligjor i djalit, për ta regjistruar djalin në një shkollë afër vendbanimit të nënës, ku djali jeton që prej nëntorit. I frikësuar nga babai për shkak të dhunës ai nuk pranon që ta takojë, por është shumë i lumtur që do t’i rikthehet shkollës.

Pas tre muajsh sorollatje djali më në fund regjistrohet në shkollë. Nëna thotë se ai sot është i lumtur që i është rikthyer shkollës dhe se falenderon shumë Fiksin që e trajtoi dhe i dha zgjidhje këtij problemi që e vuante prej tre muajsh. Gjithashtu ajo falenderoi drejtorin e shkollës nëntë vjeçare Kus, i cili bëri të pamundurën për të bindur babain të jepte shpërnguljen. Top Channel

 

Next Post
Jo vetëm koronavirusi/ “Lufta e naftës” po trondit ekonominë botërore

Jo vetëm koronavirusi/ “Lufta e naftës” po trondit ekonominë botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si prokurori Lita sabotoi hetimin e Gjokës për pronën në Velipojë. Fyerja për kolegun: Të hajë një m**t ai!

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

February 16, 2026
RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

February 16, 2026
Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

February 16, 2026
LIVE / Rama merr pjesë në promovimin e librit për ish-krerët e UÇK, shoqërohet nga Osmani e Ali Ahmeti

LIVE / Rama merr pjesë në promovimin e librit për ish-krerët e UÇK, shoqërohet nga Osmani e Ali Ahmeti

February 16, 2026
Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

February 16, 2026
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

February 16, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Edi Rama, Belinda Balluku dhe SPAK

February 16, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rruga e mundimshme nga aktakuza te çekiçi i fundmë në gjykatë

February 16, 2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In