• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në derbi/ Disiplina “masakron” Tiranën: 4 ndeshje pa tifozë, gjobë dhe përjashtim përjetë për “Capital Crew”

by Java News
02/10/2019 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër ndeshja pa tifozë dhe 500.000 lekë gjobë. Ky është dënimi i Komisionit të Disiplinës për klubin e Tiranës, e cila dështoi për përmbushjen e organizimit të ndeshjes derbi ndaj Partizanit.

Por jo vetëm kaq. Disiplina ka përjashtuar grupimin “Capital Creë”, 8 pjesëtarë të së cilës përjetë nga çdo aktivitet sportiv. Bëhet fjalë për shtetasit, Elton Bande, Alban Rexha, Getard Celiku, Mateos Majani, Aksel Manxhari, Thamas Bendo, Bledar Luga dhe Gentian Qosja.

Gjithashtu, për dhunën e shfaqur pak minuta para ndeshjes derbi (29 shtator) në stadiumin “Selman Stërmasi” është dënuar edhe klubi i Partizanit. Kampionët do të detyrohen të luhen 2 ndeshje pa tifozë, si dhe një gjobë prej 100.000 (njëqindmijë)lekë.

Vendimi i plotë:

1.KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organzimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryehen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/1/a,Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek.

Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesëshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.

Urdhërimin e KF “Tirana”, të mbyll pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Creë”.

Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm:

– Elton Bande

– Alban Rexha

– Getard Celiku

– Mateos Majani

– Aksel Manxhari

– Thanas Bendo

– Bledar Luga

– Gentian Qosja

2.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

3.Lojtari i KF “Teuta”, Todorovski Blagoja, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje jo sportive, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.

4.KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

5.Lojtari i KF “Kastrioti”, Abaz Karakaci, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6.Lojtari i KF “Veleçikut”, Brajan Shekaj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

7.KF “Veleçiku”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke shkaktuar ndërprejen e përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

8.KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

9.KF “Turbina”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

10.Lojtari i KF “Vllaznia B”,Markeljano Pali, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

11.Lojtari i KF “Klosi”, Pavlo Gjonaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

12.Lojtari i KF “Skrapari”,Antonio Dosti, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

13.Lojtari i KF “Naftëtari”,Xhuljano Serdari, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

14.Lojtari i SSH “Pepa” U-17, Amadeo Krraba, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) deshje pezullim nga aktivitetet.

15.Lojtari i KF “Përmeti”,Forald Hoxha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

16.Pas përfundimit të hetimit disiplinor për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë, midis “Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019, në bazë të pamjeve filmike, zyrtari i KF “Kastroti”, Gazmend Vogli, për akte të mbetura ne tentataive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 8/1,Nenit 8/2 dhe Nenit 11/h të KDS, dënohet me ndalimin e qëndrimit në dhomat e zhveshjes dhe stolin e rezervave pëe sezonin futbollistik 2019/2020.

17.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Turbina”, Ermal Vathi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/5 të KDS, lojtari Ermal Vathi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Next Post
137 kg kokainë/ Flet ish-punonjësi i Gentian Malindit: Më kërkoi të merrja një çantë me hekura, s’dija gjë për drogën

137 kg kokainë/ Flet ish-punonjësi i Gentian Malindit: Më kërkoi të merrja një çantë me hekura, s'dija gjë për drogën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In