• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në burgun e Fierit, Avokati i Popullit: Prokuroria të nisë hetimet

by Java News
13/09/2016 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit akuzon drejtuesit e Burgut të Fierit për dhunë fizike ndaj një të burgosuri dhe pengim të këtij institucioni për kryerjen e detyrës në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Inspektorët e Avokatit të Popullit kanë ndaluar për një kontroll rutinë të programuar në burgun e Fierit, kur gjatë mbikëqyrjes së ambienteve të veçim-vëzhgimit kanë vënë re një të burgosur me shenja dhune në trup.

Menjëherë inspektorët e Avokatit të Popullit kanë kërkuar të intervistojnë të dënuarin, por siç thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat nga ky institucion, janë penguar të ushtrojnë detyrën e tyre nga drejtuesit e burgut dhe Policia e Burgjeve e Fierit.

“Ekspertët e Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës (MKPT) pranë Avokatit  të Popullit janë ndaluar fizikisht të ushtrojnë detyrat e tyre funksionale,  ndërsa po zhvillonin një hetim administrativ  për  një të dënuar, ndaj të cilit është ushtruar dhunë fizike”, thotë Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit thotë se kërkoi të intervistonin personin e dhunuar në spitalin e burgut, por aty ndodhej Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, që e kishin marrë në pyetje të dënuarin me inicialet P. P. ndaj të cilit ishte ushtruar dhunë.

Në fund, ekspertët e MKPT kanë mundur të takojnë të dhunuarin duke shkëputur prej tij edhe dëshminë.

“Ekspertët zhvilluan një takim në spitalin e burgut me të dënuarin P.P.  i cili konfirmoi dhunën e ushtruar ndaj tij nga punonjësit e policisë së IEVP, Fier.  Gjithashtu, si pjesë e hetimit të ekspertëve ishte edhe ekzaminimi fizik i të dënuarit P.P., i cili rezultonte me shenja të dukshme dhune, dëmtime në kokë, shpinë dhe gjymtyrë, si rezultat i goditjeve”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Ky institucion thotë se menjëherë pas marrjes së dëshmisë, ekspertët kanë kërkuar të fotografojnë shenjat e dhunës si prova kryesore në një hetim të tillë administrativ, por thuhet në deklaratë, janë penguar nga punonjësit e burgut.

“Edhe pas këmbënguljes për disa orë me radhë të ekspertëve të MKPT, sërish drejtuesit e IEVP Fier nuk i kanë lejuar të ushtrojnë detyrën e tyre funksionale në kundërshtim të plotë me ligjin”, thotë Avokati i Popullit.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në spitalin e burgut, i dhunuari P.P. është dërguar drejt spitalit të Fierit, ku edhe këtu inspektorët e Avokatit të Popullit janë ndaluar.

“Sërish Ekspertët e AP kërkuan që të kryejnë në këtë spital civil fotografimin e shenjave të dhunës tek ky person, por nuk u lejuan.  Në momentet që i dënuari  mbërriti  në spitalin e Fierit i shoqëruar  nga  dy punonjës policie, si dhe tre civilë, këta të fundit i kanë dalë përpara ekspertëve të AP duke u thënë se nuk i njohin dhe duhet të largoheshin”, deklaron ky institucion.

Në fund Avokati i Popullit u bën thirrje drejtuesve të burgut të Fierit dhe të Policisë së Shtetit të përfshirë në këtë ngjarje që të tërhiqen nga ky veprim i paligjshëm dhe i kërkon Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimin për personat që po pengojnë ekspertët e këtij institucioni në kryerjen e detyrave të tyre ligjore.

Next Post
Delfinët kapen në “flagrancë”… shkencëtarët regjistrojnë bisedën e tyre të parë

Delfinët kapen në "flagrancë"... shkencëtarët regjistrojnë bisedën e tyre të parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

February 20, 2026
Protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici 25 persona

Protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici 25 persona

February 20, 2026
“Edi Rama sulmoi selinë tonë”, Sali Berisha kërcënon kryeministrin: Jap fjalën e nderit, selia e tij gjurmë nuk do të ketë!

“Edi Rama sulmoi selinë tonë”, Sali Berisha kërcënon kryeministrin: Jap fjalën e nderit, selia e tij gjurmë nuk do të ketë!

February 20, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

February 20, 2026
Dhuna e militantëve të Berishës në Tiranë, reagon sërish Koçiu: Shqipëria nuk është më ajo e ’97

Dhuna e militantëve të Berishës në Tiranë, reagon sërish Koçiu: Shqipëria nuk është më ajo e ’97

February 20, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

February 20, 2026
“PD, të shpallet organizatë terroriste si Hamasi”, Çupi: Duhet të çregjistrohet, i ka shkaktuar trauma vendit

“PD, të shpallet organizatë terroriste si Hamasi”, Çupi: Duhet të çregjistrohet, i ka shkaktuar trauma vendit

February 20, 2026
Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

February 20, 2026
Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

February 20, 2026
Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In