• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna ndaj të miturve/ Shqetësim i Zyrës së Komisionerit mbi aktivitetin mediatik: Mos publikoni detaje!

by
04/11/2021 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, krimet seksuale me të mitur  dhe dhuna janë të përhapura dhe ky shqetësim po rritet nga viti në vit.

Lidhur me këtë, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka bërë një njoftim për shtyp ku shpreh shqetësimin në lidhje me trajtimin e rasteve nëpër media ku cënohet mbrojtja e të drejtave dhe të dhënave personale.

Njoftimi:

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në cilësinë e autoritetit mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave personale, si një e drejtë dhe liri themelore e njeriut, po monitoron me kujdes dhe shqetësim të veçantë aktivitetin intensiv mediatik, në lidhje me disa raste të rënda të dhunës ndaj të miturve, për të cilët janë publikuar detaje dhe informacione me karakter sensitiv.

Ushtrimi i së drejtës së lirisë së shprehjes nuk është i pakufizuar. Ajo kërkohet të bëhet brenda kontureve të kërkesave të parashikuara në nenet 15, 17 dhe 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Mbulimi mediatik duhet të jetë në përputhje me standardet e përgjithshme të mbrojtjes së të drejtës së privatësisë, në veçanti, me parimin e saktësisë, proporcionalitetit, transparencës dhe në sigurinë e përpunimit të të dhënave personale, sipas nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Konventën 108 “Për mbrojtjen e individëve nga përpunimi automatik i të dhënave personale” të Këshillit të Evropës dhe nenin 35 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë.

Kurioziteti i thjeshtë apo sensacioni nuk mund të justifikojë kurrë shkeljen e të drejtës për respektimin e jetës private. Në vlerësimin nëse ekziston një interes publik i justifikuar për ndërhyrje në të drejtën për respektimin e jetës private, fokusi duhet të jetë, siç thuhet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut “nëse publikimi është në interes të publikut dhe jo nëse publiku mund të jetë i interesuar në leximin e tij”. Në këtë kontekst, duhet të merret parasysh dëmi që mund t’u shkaktohet interesave të fëmijëve nëse shpërndahen/publikohen informacione personale dhe ekzistenca e një interesi publik për situata të kësaj natyre.

Sa më sipër, Zyra e Komisionerit në referim të nenit 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në përmbushje të detyrimeve të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, tërheq vëmendjen për ndërgjegjësimin e mediave, në lidhje me sasinë e informacionit personal/sensitiv të publikuar dhe detajeve të panevojshme për çështje që nuk kanë dhe nuk i shërbejnë interesit publik. Publikimi i këtyre informacioneve vjen në kundërshtim me parashikimet e neneve 5, 6, 7 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, ku pasojat për të miturit mund të jenë të pariparueshme dhe të pakthyeshme dhe ku përveç dhunës fizike të ushtruar ndaj tyre, ata mund të përballen me një dhunë mediatike, e cila për nga përmasa e pasojave është po aq e rëndë sa vetë aktet e dhunës të ushtruar ndaj tyre.

Për këto arsye, Zyra e Komisionerit i bën thirrje çdo kontrolluesi që vepron në fushën e medias, t’i japë fund publikimit, si dhe çdo qarkullimi online të informacionit të panevojshëm për interesin publik. Të miturit janë subjektet më të prekshme dhe të pambrojtura ndaj rrezikut të cenimit të të drejtave të tyre themelore (dhe në veçanti, të drejtën e privatësisë). E drejta për privatësi nga të miturit është gjithmonë parësore dhe kjo vlen edhe në rastet kur identiteti bëhet i ditur nga burime zyrtare apo nga ato pranë familjes. Mediat duhet të vendosin në radhë të parë interesin më të lartë të fëmijëve në veprimtarinë e tyre informuese.

/b.h

Next Post
Trafikonte të huaj në Shqipëri përmes agjencisë së saj, arrestohet në Rinas 36-vjeçarja nga Emiratet e Bashkuara! Hetime për 13 të tjerë

Trafikonte të huaj në Shqipëri përmes agjencisë së saj, arrestohet në Rinas 36-vjeçarja nga Emiratet e Bashkuara! Hetime për 13 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In