• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna ndaj grave/Durrësi, qyteti më i dhunshëm, por jo Dibra dhe Kukësi

by Java News
17/10/2018 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhuna është një plagë e shoqërisë, por ajo është edhe më e rëndë kur është brenda katër mureve të familjes. Shpeshherë dhuna në familje nuk raportohet, ose denoncohet vetëm kur ajo kalon në ekstremitet. Pavarësisht vështirësisë së matjes së saj, të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, dhe të publikuara nga INSTAT në Vjetarin Statistikor Rajonal, tregojnë se gjatë viteve 2013-2017 ka një rritje të numrit të raportimeve për dhunën në familje.

Fatkeqësisht, gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Gjatë 2017-s, për çdo 10 mijë gra numëroheshin 22.7 gra të dhunuara në rang kombëtar. Po cilët janë qarqet ku dhuna ndaj grave është më e lartë dhe ku më e ulët (së paku sipas raportimeve)?

Durrsakët njihen si indiferentë, por Qarku i Durrësit ka normën më të lartë të grave të dhunuara. Sipas të dhënave të INSTAT për çdo 10 mijë gra në Durrës kishte 32 gra të dhunuara, apo rreth 11 gra më shumë se mesatarja kombëtare. Qarku i Durrësit është i përbërë nga 3 bashki të mëdha: Durrës, Shijak dhe Krujë.

Qarku i Vlorës ndjek Durrësin për dhunën ndaj grave. Referuar INSTAT-it në Vjetarin Statistikor Rajonal për çdo 10 mijë banore gra në Vlorë kishte 26.6 gra të dhunuar në 2017-n. Në kryeqytet, ku dhe mundësia për ta raportuar dhunën është më e lartë, numri i grave të dhunuara për çdo 10 mijë banore gra ishte 26.3, rreth 4 gra më shumë se mesatarja e vendit.

Mbi mesataren kombëtare të dhunës ndaj grave renditen dhe qarku i Beratit me 25.4 gra të dhunuara për 10 mijë banore gra, Korça me 23.8 gra, dhe Lezha me 23.1. Më pas nën mesataren renditen qarku i Gjirokastrës me 22 gra për 10 mijë banore gra të atij qarku, Fieri me 19.2, Elbasani me 17.1 dhe Shkodra me 15.

Por cilët janë qarqet me nivelin më të ulët?

Dibra dhe Kukësi janë qarqet që kanë nivele të ulëta të dhunës ndaj grave me përkatësisht 8.2 dhe 7.6 gra për 10 mijë banore gra të këtyre qarqeve. Në krahasim me mesataren kombëtare në Dibër ka 14 gra të dhunuara më pak, ndërsa në Kukës, i cili ka dhe nivelin më të ulët në vend, ka rreth 15 gra më pak.

Sikurse dihet, dhuna në familje është ndër krimet më pak të raportuara dhe më vështirë të evidentuara, por së paku nga statistikat mund të themi se kuksianët dhe dibranët trajtojnë më mirë gratë në krahasim me pjesën tjetër të vendit./ Monitor

Next Post
Vuçiç telefonon banorët e Banjës: Nuk erdha për të mos ju rrezikuar jetën!

Vuçiç, përsërit: Marrëzi ato që thuhen për Preshevën dhe Bujanocin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In