Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për dhunë në familje.
Mësohet se Fatos Shabani, 32 vjeç, banues në Vlorë është arrestuar pasi bashkëshortja e tij I.B., 23 vjeçe, ka bërë kallëzim ndaj tij se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj duke i shkaktuar edhe disa fraktura në fytyrë dhe parakrahë.
Ndërsa edhe Pavllo Konomi është arrestuar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, E.K., 32 vjeçe, banuese në Vlorë.
Për të dyja rastet, materialet i kanë kaluar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tyre për veprën penale “Dhuna në familje”.
a.ç











