Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas sulmeve që i janë të bërë të premten gazetarëve dhe kameramanëve në komunën e Leposaviçit.
Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruar se brutaliteti i dhunës fizike është tronditës.
Sipas tij, për këtë akt brutal do të duhej të reagonin edhe përfaqësuesit e Listës serbe.
“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e LS-së. Pse?”, ka thënë ai./m.j