Federata Shqiptare e Futbollit reagon me forcë karshi dhunës në drejtim të arbitrave, më konkretisht në episodin e shëmtuar të ndodhur dje në përfundim të ndeshjes mes Shkumbinit dhe Velecikut për playoff-in e Kategorisë së Parë.
Një futbollist i Shkumbinit ka goditur me grusht arbitrin e takimit. Kjo ngjarje është tërësisht e papranueshme dhe, sipas FSHF, do të marrë ndëshkimin e duhur në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.
“Dhunimi në fushë i arbitrit të takimit dhe veprimi antisportiv e tërësisht ekstrem i futbollistit peqinas është totalisht i dënueshëm dhe meriton ndëshkim të rëndë nga organet disiplinore. FSHF nuk do të tolerojë asnjëherë, askënd dhe kërrkënd që provokon, nxit dhe ushtron akte dhune në fushat e futbollit. Të tilla ngjarje nuk i përkasin lojës së futbollit dhe si të tilla kërkojnë ndëshkimin e merituar”, deklaron FSHF
Ndërkohë, gjyqtari Klajdi Kola ka bërë një kallëzim në polici, pasi u godit nga djali i shefit të klubit peqinas Astrit Isaj, Albano. Mesfushori i Shkumbinit e goditi me grusht gjyqtarin Kola sapo përfundoi ndeshja.
Një ngjarje skandaloze në mes të Tiranës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e play-out në Kategorinë e Parë. Pas kësaj ndeshje, të fituar nga Veleçiku, me rezultatin 0-1, Shkumbini rrëzohet në Kategorinë e Dytë, ndërsa koplikasit ngjiten në të Parën.
a.c