Majlinda Dehima, edukatorja e kopshtit “Stinët”, e arrestuar një ditë më parë me urdhër prokurorie për akuzën “keqtrajtim i të miturit” për dhunën ndaj fëmijës 3 vjeç, i ka qëndruar të njëjtin deklarim në polici, të dhënë 2 ditë më parë.
Edhe një herë Majlinda Dehima është shprehur se vajza e ka dëmtuar vetë në hapësirat e krevatit këmbën dhe ajo nuk e ka prekur.
Burime bëjnë me dije se prokuroria e Tiranës pritet të bëj një tjetër ekspertim të pamjeve filmike dhe në vijim edhe ballafaqim të Dehimës me provat që do të dalin gjatë hetimeve. Mësohet se policia ka nisur një hetim me krimin ekonomik edhe për çiftin e pronarëve Dritan e Entela Danushi.
/a.r