• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dhuna me bazë gjinore në hapësirën digjitale”, Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave

by S T
04/12/2024 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë u zhvillua sot tryeza e hapur me temë “Dhuna me bazë gjinore në hapësirën digjitale”, një iniciativë e znj. Etilda Gjonaj, Reportere e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me Aleancën e Grave Deputete, UN Ëomen Albania dhe NDI Albania.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte prezantimi i gjetjeve për paketen ligjore per dhunen psikologjike dhe online ndaj grave me te gjithe aktoret e shoqerise civile, sistemin e drejtesise, gazetare, perfaqesues te organizatave nderkombetare dhe aktiviste!

Aktiviteti u mbështet nga Ambasada e Suedisë dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Në këtë takim morën pjesë Zv. Kryeministrja e Shqipërisë, znj. Belinda Balluku; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu; Drejtuesja e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri, znj. Giulia Re; Ambasadorja e Zvicrës, znj. Ruth Huber; si dhe z. Erik Illes, Zëvendës Shef i Misionit dhe Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim, Ambasada e Suedisë në Shqipëri.

Diskutimi i tyre theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional, ndërkombëtar dhe në çdo segment të shoqërisë për adresimin e sfidave të dhunës digjitale.

Në fjalën e saj të hapjes, znj. Etilda Gjonaj, theksoi rëndësinë e krijimit të një “zinxhiri rezistence” për të siguruar një hapësirë digjitale të sigurt dhe gjithëpërfshirëse. “Në epokën digjitale, janë shfaqur forma të reja dhune ndaj grave, si ngacmimi online, gjuha e urrejtjes, komentet seksiste dhe kërcënimet, të cilat janë po aq të dëmshme dhe serioze sa dhuna fizike,” deklaroi znj. Gjonaj.

Paketa ligjore do te depozitohet brenda muajit dhjetor ne kuvend si produkt i gjithe aleances se grave deputete te Kuvendit te Shqiperise!

Gjatë fjalës së saj, znj. Gjonaj nënvizoi rëndësinë e identifikimit të boshllëqeve në legjislacion dhe nevojën për forcimin e zbatimit të tij, si dhe ndjekjen e modeleve ndërkombëtare si Direktiva e Bashkimit Europian apo Konventa e Stambollit si udhërrëfyes për hapat e ardhshëm.

Në nisma të tilla duhet të jemi bashkë të gjithë aktoret politike pavaresisht perkatesise!

Diskutimet dhe rekomandimet e nxjerra nga ky takim do te jene pjese e një iniciative ligjore qe do te paraqitet në Kuvend!

Next Post
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

"PD, e dobët për shkak të 'non gratës'”, Ngjela: Demokratët nuk i kanë votat për të ardhur në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

February 13, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

“E thërriste gruan infermiere orar pa orar në punë!”, punonjësi i spitalit në Lushnjë rreh mjekun

February 13, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

February 13, 2026
“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

February 13, 2026
Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

February 13, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

February 13, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

Projekti që lidh Shqipërinë me Kosovën/ Albin Kurti: Këtë mandat nisim hekurudhën Gjakovë-Shkodër

February 13, 2026
“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

February 13, 2026
Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In