• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dhuna është e pajustifikueshme”, Kodheli dhe Tabaku përplasen për integrimin dhe aksionin opozitar: Viktimizimi nuk të çon askund

by S T
16/10/2024 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mimi Kodheli dhe Jorida Tabaku, përkatësisht deputete të PS dhe PD, në rubrikën e “Opinion” në News24 kanë debatuar lidhur me çeljen e negociatave të grup kapitullit të parë mes Shqipërisë dhe BE.

Kodheli tha se dita e djeshme ishte historike, e cila do të mbahet mend gjatë. “Një ditë e mbushur me përgjegjësi të reja, e cila ndryshon pozicionin tonë real në bërjen e detyrave tona të shtëpisë”, tha Kodheli.

Tabaku duke ironizuar tha se ishte një ditë e shumëpritur që duhet të ndodhte prej 11 vitesh. “Hapja e negociatave vendos një marrëdhënie të re me Komisionin Europianin. Kemi humbur shumë kohë. Dita e djeshme konfirmoi se negociatat u hapën dje”, tha Tabaku.

Ajo u shpreh se grup kapitulli i parë i themeloreve është i pari që hapet dhe i fundit që mbyllet.

“Për mua rëndësi ka të lëvizet nga kriteret politike dhe të lëvizim te ndryshimet e vërteta sociale, ekonomike, standardet”, tha Tabaku.

Ky është një rrugëtim, tha Tabaku, që përcakton hapat për përmbushjen e detyrave specifike.

Debati

Kodheli: Finalizimi i një pune të konsiderueshme të Qeverisë shqiptare në këto vite. Ngjarjet e 1997 e kthyen Shqipërinë 20 vjet prapa, por ne s’duhet ta përmendim sot. Gjëja që vjen nesër është listimi i detyrave precize, të shkruara e zeza në të bardhë. Ky është një proces, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende themeluese të BE, që ende flasin për reforma në Kodin Zgjedhor, administratë, etj. Një vend është Italia.

Tabaku: Por në Itali flitet për reforma, jo për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kodheli: Disa vende që janë anëtare të BE nuk i kishin thelluar reformat, sikundër ishte Bullgaria dhe Rumania. Shqipëria ka hyrë dhe ka dalë nga ky gjykim për faje të brendshme, por edhe për faje që kanë lidhje me Rajonin apo më gjerë. Qeveria është raportuesi dhe përgjegjësi kryesor në atë tryezë, por gjithkush duhet të bëjë punën e vet. Parlamenti pikësëpari, të gjitha institucionet Kushtetuese. Duhet një bashkëpunim pozitë-opozitë për përmbushjen e detyrimeve. Nuk mund t’i vemë gjithmonë gishtin Qeverisë, është Parlamenti që duhet të supervizojë detyrat e shtëpisë të atyre që i bëjnë. Reformat janë të vështira, veçanërisht ajo në sistemin e drejtësisë, të cilës duhet t’i besojmë dhe nuk mund ta atakojmë.

Tabaku: Retorika dhe mendimet e disa kolegëve për bashkëpunimin nuk janë aq të hapura në rradhët e mazhorancës. Unë kam pasur ndryshime thelbësore për dokumentet, unë të gjitha propozimet i kam bërë, i bazoja te këto kritere, por nuk u morën parasysh. Bashkëpunimi ka dy anë, nuk mund të ketë vetëm nga një anë. Ti nuk mund t’i thuash kundërshtarit bëj atë që them unë. Nuk besoj se në këtë vend ka diçka të përjetshme, veçanërisht në politikë. Nesër këto reforma që bëhen sot, mund të duhet të zbatohen nga një qeveri tjetër në kuadër të procesit të integrimit. Asnjë palë nuk duhet të bëhet pengesë. Duhet të ndryshojmë edhe retorikën, edhe qasjen që kemi në politikë. Le të shohim planet që ka edhe opozita në procesin e integrimit. Kemi probleme thelbësore me standardin e zgjedhjeve. Kam propozuar që reforma zgjedhore të bëhet para 2025, ndërkohë qeveria e shtyu pas 2026. Ky është proces kombëtar, që nuk ëhstë as pronësi e qeverisë dhe as e zv.drejtorëve. Mazhoranca nuk zbaton vendimet e Kushtetueses, atëherë duhet të ketë një reagim. Politikanët flasin me akte dhe ne e kemi dhënë votën pro ecjes para të procesit të integrimit. Por opozita nuk është kukull në Kuvend. Si shpjegohet që një vendim Gjykate për opozitën zbatohet dhe një vendim i Kushtetueses për një deputet i mazhorancës nuk zbatohet?

Kodheli: Viktimizimi i opozitës nuk na çon askund, dhuna është e pajustifikueshme në të gjitha format që vjen. Tabaku nuk ka qenë në dijeni as të mitingut të fundit. Pasi jam e bindur se nëse Tabaku do e dinte që do të shkohej të hidheshin molotov në selinë e PS-së nuk do të ishte dakort. Dhuna nuk ka asnjë justifikim. Këto vendimet e zbatimit apo moszbatimit të Gjykatave nuk mund të vihen në balancë. Nëse shikojmë vendimet e Gjykatave, shikojmë janë dënuar më shumë nga ana e mazhorancës se sa nga opozita.

Tabaku: Unë flas vetë, ka mundësi të mos flasësh në emrin tim. Nuk kam asnjë kompleks.

Kodheli: Ne duhet të dëgjojmë alternativa, edhe propozimet që bën Tabaku nuk janë në emër të partisë që përfaqëson, por janë propozime për shkak të përgatitjes së saj. Djegia e karrigeve në Kuvend është i dënueshëm, i papranueshëm. Do gjejmë kanale për të bashkëpunuar. Kemi miratuar një Kod Zgjedhor që është dakordësuar nga të dy palët.

Tabaku: Kodi nuk është komplet i dakordësuar, sepse ai u bë siç u bë në 2020. Ndryshimet e fundit në Parlament, ai për Diasporën dhe herësin, jemi dakordësuar, por s’ka dakordësi për të gjithë Kodin.

Kodheli: Po kjo është një gjë shumë e rëndësishme, pra jemi dakordësuar për dy momente. Shpresoj të mos digjet Parlamenti Europian, por aktet e dhunës duhen dënuar dhe do dënohen.

Tabaku: Një protestë e ngjashme u realizua vitin e shkuar që kulmoi me krijimin e dy komisioneve hetimore. Pse duhet të protestonte opozita që të merrte një të drejtë Kushtetuese të saj. Opozita po proteston për zbatimin e vendimeve të Gjykatave, për Qeverinë teknike. Ne duhet të biem dakort që PS nuk ka ndonjë rekord shumë të mirë për organizimin e zgjedhjeve. Mosdakordësinë për shumë gjëra kolegët e shprehin revoltën në forma të ndryshme. Ne sot duhet patjetër të flasim me qytetarët.

Next Post
Ulen komisionet e sigurimit të makinave/ AMF: Ligji ka ndryshuar tregun

Zbardhet skema/ Ja si do të përllogaritet siguracioni i makinës, një nga kriteret "sjellja" e shoferit! Çfarë ndodh kur aksidenti nuk është shkaktuar nga pronari i mjetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In