Bllokimi i zhvillimi të seancës plenare, për Erion Braçen nuk është bërë për shkak se socialistët nuk kanë miratuar kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Parlamentare.
Në një dalje për mediat nga jashtë Kuvendit, Braçe tha se kjo për bëhet për të mbrojtur Sali Berishës. Sipas tij, me këtë akt, Berisha po komunikon me drejtësisë dhe jo me qeverinë.
“Është gjëja më normale të komunikosh me ne, po jo të përdorësh sallën e Kuvendit që të dialogosh me gjykatën. Një grusht deputetësh për të bërë politik që kthehen në milici fashiste përkundrejt deputetit. Kjo është gjuhë komunikimi me prokurorët dhe gjyqtarët, nuk ka lidhje me Komisionet Parlametare, cilido politikanë që ka një akuzë nuk duhet të përdorë parlamentin dhe as partinë, port ë përdorë avokatin e tij”, tha Braçe.
/f.s