Deputeti Oerd Bylykbashi ka folur sot para mediave duke denoncuar sipas tij, një kërcënim nga Emiljano Shullazi në adresë të rektorit Dhori Kule.
Bylykbashi tha se Kule e kishte vënë në dijeni kryeministrin Rama ndërsa ky i fundit e kishte dërguar te ministri Tahiri që të fliste me të.
“U tentua të bëhej i njejti skenar si me Durim Bamin që në mënyrë krejt informale, ministri i Brendshëm tentoi ta mbyllte çështjen duke e thirrur në zyrë” – tha deputeti demokrat, i cili theksoi se qeveria u ka dhënë imunitet bandave.
Sipas tij, përjashtimi i Berishës nga Kuvendi është një tentative për t’i mbyllur gojën opozitës.