• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dhjetor, të buzëqeshësh me SMILE.al!

by Os De
17/12/2025 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetor, një muaj jo vetëm i bukur, por festiv dhe shumëdritësh… Ajri mban aromën e një magjie të veçantë, të lashtë sa vetë njerëzimi. Është muaji kur dritat nuk janë thjesht një dekor, por shenja të vogla shprese që ndriçojnë e përcjellin një mesazh, për një botë më të paqtë, më të dlirë dhe më njerëzore. Edhe bota duket sikur vezullon ndryshe në këtë muaj, edhe aty ku ka dritëhije… Zemrat zgjohen ndryshe, ku mirësia dhe dashuria nuk janë më thjesht fjalë të rrokura përmes urimesh, por vlera universale.

Dhjetori flet me tingujt e solidaritetit, për të sjellë jo thjesht një buzëqeshje të munguar, por një fillim drite dhe shprese. Në këtë frymë empirike, edhe SMILE.al, tashmë nuk vjen më si një emër apo platformë, por si një këmbanë ku në çdo ditë, muaj e vit, ka ditur të trokasë në zemrat e çdokujt, e misionin e humanizmit ta sjellë të prekshëm në çdo formë.

Në një rrugëtim 5 vjeçar, gjithmonë me kauza të reja, SMILE.al ka reflektuar vizionin e një platforme që kapitalin njerëzor e ka vlerën më të çmuar. Me një impakt masiv në të gjithë Shqipërinë, SMILE.al është tashmë platforma e vetme online, jo vetëm e konsoliduar por edhe frymëzuese, duke e shndërruar çdo iniciativë në një përvojë sa jetësore aq edhe unike. E themeluar me një optikë të qartë nga fondacioni Credins, SMILE.al është pozicionuar tashmë si një instrument i rëndësishëm digjital që profesionalisht ndërmjetëson lidhjen midis qytetarëve, organizatave dhe aktorëve institucionalë, duke numëruar kështu kontribute kauzash jo vetëm të suksesshme por edhe shumë dimensionale që transformojnë komunitete.

Përgjatë 5 viteve, platforma SMILE.al ka shërbyer si një urë lidhëse për thirrje dhe realizime idesh të shumta, ku organizata të ndryshme kanë sjellë projektet e tyre të bazuara në strategji të prekshme mbi respektimin e të drejtave humane, zhvillimin e qenies njerëzore në të gjitha dimensionet e saj, promovimin e vlerave dhe krijimin e infrastrukturave integruese në shoqëri.

Znj. Elvana Hana, Drejtoreshë Ekzekutive e platformës SMILE.al, në formën e një sensibilizimi, përmes një mesazhi special, ndan edhe përvojën e saj të suksesit dhe progresit të kesaj platforme “…Jeta më ka mësuar se çdo ndihmë është një bekim me një fuqi të madhe, por investimi në komunitet është një gjurmë historie që e trashëgon çdo brez…Shumë projekte të implementuara janë edhe një gjurmë dëshmie e një komuniteti jo thjesht emancipues, por e një mendësie njerëzore ku të ndihmosh është forma më e lartë e inteligjencës shpirtërore dhe asaj emocionale…”

Në këtë aspekt, me ndihmën e donatorëve nga institucione apo individë nga e gjithë bota, sot këto projekte sociale dhe më gjerë kanë arritur të ndryshojnë jetët e shumë njerëzve dhe familjeve shqiptare. Në 6 thirrje të hapura, mbi 2,000 dhurime kanë impaktuar sot jetën e mbi 114,000 individëve. Orientimi i fondacioneve të ndryshme bamirëse, kryesisht theksin e vendosin në ndihma me ekzistencë jetike, të cilat sigurisht janë të dobishme për të përmirësuar dhe tjetërsuar jetën e një individi. SMILE.al ndërkohë, është një mozaik investimi në fusha të ndryshme si mjedisi, arsimi, kultura, sporti, sipërmarrjet inovative dhe sociale, duke krijuar kështu perspektivën e një komuniteti gjithmonë në zhvillim. Projekte si: “Kampi i trajnimit mbi konservimin e objekteve arkeologjike në Muzeun e Beratit”, “Mbështesim maternitetet për të porsalindurit”, “Ndihmë financiare për tërmetin në Turqi”, “Serë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale”, “Krijimi i akademisë profesionale, për komunitetin Rom”, “Sipërmarrësit e së ardhmes, laboratorët e sipërmarrjes në shkolla”, “Me kokën lart, ndërtojmë një të ardhme, jo vetëm një karrocë”, etj, janë vetëm disa nga projektet e suksesshme, të cilat sot janë një trashëgimi e identitetit tonë si shoqëri. Në këtë aspekt, përgjatë 5 viteve çdo iniciativë e platformës SMILE.al, është tashmë një kultivim vlerash, duke na treguar se humanizmi është pasuria më e madhe e një kombi. Kështu edhe në retrospektivën e këtij viti, nismat për të sjellë bashkëpunime dhe projekte të reja me rëndësi, ishin një përpjekje ambicioze e platformës SMILE.al për të sjellë gjithmonë ndryshimin duke impaktuar në jetën e çdo individi.

Muaji Dhjetor ka trokitur vrullshëm me ilaritet inspirues festiv, e ku dëshira për ta përmbyllur vitin me të njëjtin përkushtim e pasion, ende vazhdon…Si muaji më i veçantë i vitit, na kujton se të dhurosh nuk është thjesht një akt bamirësie, por pasqyrimi i vërtetë i shpirtit tonë. Në këtë atmosferë festash le të reflektojmë me shumë dashuri dhe le të jemi më shumë pranë njëri-tjetrit, duke dhuruar për një buzëqeshje më shumë në SMILE.al

Një akt dhurimi është një hap, të ndërtosh një komunitet është SMILE.al!

Në çdo rast, për të aksesuar faqen mund të skanoni QR kodin, i cili ju dërgon në faqen online të platformës SMILE.

Next Post
Kreu dy vite burg me akuzën e përdorimit të detyrës/ Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Kreu dy vite burg me akuzën e përdorimit të detyrës/ Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

March 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In