• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dhjetor i trazuar për bandat”, gazetarja: Goditje “në zemër” të Shqipërisë, mund të shkojmë deri në politikë

by A R
02/12/2024 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 25 nëntor, SPAK goditi grupin kriminal të Suel Çelës, një organizatë me bazë në Elbasan e cila merrej me trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine dhe shpërndarjen e saj në vende të Bashkimit Evropian.

Banda kriminale, e cila synim kryesor ka pasur kontrollin e territorit kryesisht në Shqipërinë e Mesme, sipas SPAK, kishte depërtuar në sistemin e drejtësisë, në polici dhe në media, për të favorizuar anëtarët e organizatës kriminale, për të rënduar pozitën e kundërshtarëve, dhe për të goditur deri në vrasje, pjesëtarët e grupeve rivale të fisit Çopja.

Me 21 masa sigurie, në mesin e të cilëve është edhe vetë kreu i bandës në kërkim ndërkombëtar Suel Çela, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ish-shefi i Krimeve, Dedan Gjoni, por edhe 2 gazetarët, Elton Qyno dhe Artan Hoxha, SPAK thotë se në hetime ndihmuan bisedat e zbardhura nga komunikimet në aplikacionin e koduar SKyEcc, për zbërthimin e të cilit ndihmuan edhe autoritetet e huaja.

Gazetarja Aida Topalli, e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, tha se SPAK do të vijojë të godasë grupe të tjera kriminale. Sipas saj, në dhjetor do të kemi një tjetër aksion në qytetin e Durrësit dhe arrestimet mund të shkojnë deri në politikë.

Aida Topalli: Grupi i Suel Çelës është një nga grupet më të fuqishme në qytetin e Elbasanit dhe në trafikun ndërkombëtar të lëndëvë narkotike. Një nga pikat kryesore për tu anëtarësuar në BE është pastrimi i vendit, pastrimi i sistemit të drejtësisë dhe mbështetja e ndërkombëtarëve ka çuar deri në këtë pikë, që Prokuroria e Posaçme të bëhet institucioni më i rëndësishëm që do të vërë drejësi në vend. Kemi ende një shifër shumë të lartë personash që do të arrestohen sepse kemi ende një numër shumë të lartë bandash që nuk janë prekur. Bandat nuk fillojnë me Bajrat në Shkodër dhe nuk mbarojnë me Çopajt në Elbasan. Kemi ende banda që funksionojnë. Pas goditjeve që Prokuroria e Posaçme filloi, një pjesë e bandave janë larguar nga Shqipëria për shkak të frikës dhe janë vendosur në Dubai. Por ko nuk i ka penguar që të krijojnë ngjarje kriminale edhe në vendin tonë.

A do të kemi goditje të tjera të bandave kriminale? Patjetër që po. Ka ende shumë nga zbërthimet e SkyEcc dhe Enchrochat sepse gjuha shqipe ishte gjuha e dytë më e përdorur në këtë aplikacion. Asnjë nga shqiptarët që e ka përdorur nuk e ka përdorur për qëllime të mira, por për gjëra që janë të paligjshme. Se kush e ka radhën nga grupet kjo mbetet për tu parë. Do të kemi një goditje në zemër të Shqipërisë, së Durrës, edhe para fundvitit. Mund të shkojmë deri në politikë, dhjetori do të jetë i trazuar. Edhe dosja e Elbasanit do të shkojë deri në politikë. Askush nga ata që është i përfshirë në këto zbërthime nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.

/a.r

Next Post
Moti i keq / Pa energji njësitë Shosh, Shalë dhe Hajmel të Shkodrës. Disa rrugë të bllokuara

Moti i keq / Pa energji njësitë Shosh, Shalë dhe Hajmel të Shkodrës. Disa rrugë të bllokuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In