Të paktën 35 iranianë vdiqën dhe 48 të tjerë u plagosën në përleshje gjatë ceremonisë së varrosjes së gjeneral Qassem Soleimani në Kerman, qyteti i tij i lindjes në Iranin juglindor.
Raportimi vjen nga mediat lokale të cilat shprehen se:
Demonstrimi masiv është i krahasueshëm me atë të regjistruar dje në Teheran ku morën pjesë 7 milionë persona në ceremoninë ku i pranishëm ishte edhe Ajatollahu, shkruan JavaNews.al
“T’u vëmë zjarrin vendeve të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara” është thirrja e komandantit të përgjithshëm të rojeve të Revolucionit të Iranit, gjeneralit Hossein Salami, i cili foli gjatë kësaj ceremonie.
Duke folur para një turme prej qindra mijëra njerëzve, Salami e përshkroi Soleimanin si “një dëshmor” dhe një kërcënim të madh për armiqtë e Iranit.
“Ne do t’i hakmirremi”, shtoi ai mes turmës që bënin thirrje për sulm kundër SHBA dhe Izraelit.
/JavaNews/a.r











