• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhjetëra të shoqëruar për masakrën e Elbasanit

by A R
30/12/2018 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka zbardhur dinamiken e ngjarjes së mbrëmjes së të shtunës në Elbasan ku mbeten të vrarë Endrit Alibej 34 vjeç, daja i tij Arben Dylgjeri 56 vjeç dhe shtetasi turk Erdal Durunay 51 vjeç.

Por zbulimi i autorëve të kësaj masakre duket se është larg pavarësisht se në policinë e Elbasanit u shoqëruan dhjetëra persona. Asnjë nga dëshmitë e tyre deri tani nuk ka dhënë asnjë ndihmë për të identifikuar atentatorët apo edhe porositësit e tij.

Blutë kanë dyshime se krimi është kryer nga vrasës me pagesë. Në drejtim të makinës me të cilën udhëtonin 3 viktimat dyshohet se është qëlluar me dy armë automatike. Shenjat e shumta të plumbave janë të dukshme. Të tre viktimat kishin vetëm pak ditë që ishin kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit. Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e krimit ka dyshime se atentati ndaj këtyre personave që mbaheshin në survejim ka kohë që planifikohet.

Ai ka qenë i mirëorganizuar pasi në makinën ku udhëtonin viktimat kanë qenë vetëm ata. Pas tyre ishin dhe dy makina të tjera ku brenda saj ishin familjaret e tyre, pasi të gjithë bashkë kishin qenë në një restorant ku kishin darkuar.

Personat që kanë marrë pjesë në atentat dyshohet se kanë qenë të paktën tre, të cilët ende nuk janë identifikuar. Ata janë larguar më pas në drejtim të Peqinit. Kjo e konfirmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve te zonës të cilat janë sekuestruar dhe janë duke u këqyrur. Objektiv i atentatit dyshohet te ketë qenë Endrit Alibej, i cili në 2013 u arrestua në Itali për trafik kokaine si një nga drejtuesit e një grupi kriminal. Bashkë më të i arrestuar ka qenë dhe Eno Bedalli, i vrarë ne atentatin e 3 Shkurtit 2016 po në Elbasan, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 7 të tjerë. Policia dhe prokuroria për këtë ngjarje të rendë është fokusuar vetëm tek një pistë, ajo e përplasjes së grupeve kriminale në trafikun e drogave të rënda në Holandë dhe Angli. Në këto vende grupet rivale të cilat origjinën e kanë në Elbasan, kanë patur konflikte të shpeshta dhe përplasje mes tyre.

/Klan/a.r

Next Post
Mes dialogut qytetar dhe monologut opozitar!

2018, një vit për refleksione!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

February 12, 2026
Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

February 12, 2026
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Dhuna në protestën e PD, Balla: Prokuroria të aplikojë masat shtesë për uniformën e Policisë

February 12, 2026
“Keni kyçur dosjen e SPAK për Ballukun”, Peleshi-Shehajt: Ju doni të rrisni klikimet! Ka urdhër për…

“Keni kyçur dosjen e SPAK për Ballukun”, Peleshi-Shehajt: Ju doni të rrisni klikimet! Ka urdhër për…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

LIVE! “Kuvendi të dalë me deklaratë për UÇK”, Balla-Berishës: Ti që i ke shërbyer Serbisë gjithë jetën, liroje atë foltore, se po le nam

February 12, 2026
‘Po mbroni vi**et e Belindës’, Berisha lëshon gjuhën në Parlament dhe zapton foltoren

‘Po mbroni vi**et e Belindës’, Berisha lëshon gjuhën në Parlament dhe zapton foltoren

February 12, 2026
Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

“Keni zhdukur prezumimin e pafajësisë”, Rama publikon deklaratën e avokatit të Thaçit

February 12, 2026
S’kanë të sosur marrëzitë! Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

S’kanë të sosur marrëzitë! Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

February 12, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Përgjigje dhëndrit zëhollë të ‘Kontributit Patriotik’

February 12, 2026
KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In