Dhjetëra mijëra persona marshuan në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires në protestë kundër politikave ekonomike të qeverisë konservatore dhe kërkuan paga më të larta, sipas njoftimeve të medias lokale.
Organizuar nga sindikatat, si dhe grupet politike dhe sociale, aktivistët e organizates “Federal March” u nisën nga krahina të ndryshme drejt kryeqyetit për t’i kërkuar përgjigjie qeverisë konservatore të presidentit, Mauricio Macri.
Ndër kërkesat kryesore janë rritja e pagave në përputhje me normën aktuale të inflacionit prej 45 për qind.
Shkalla e papunësisë prej 9,3 për qind ishte një tjetër shkak për protesta masive.
Udhëheqësit e sindikatave kanë paralajmëruar grevë mbarëkombëtare nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre, duke bërë që ministri i Punës, Jorge Triaca të bëjë një ftesë për bisedime javën e ardhshme./ r.a