• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhjetëra kandidatë për në Kushtetuese, por me KED jashtë funksionit zgjidhja mbetet larg

by A R
29/08/2018 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një listë e re e Kuvendit iu bashkangjit dhjetra kandidatëve për 4 vendet vakante, por paralizimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe boshatisja e Gjykatës së Lartë e bëjnë të vështirë një zgjidhje të shpejtë për Gjykatën Kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë publikoi të martën listën e kandidatëve për njërin nga shtatë vendet e mbetura bosh në Gjykatën Kushtetuese, atë të Fatos Lulos së shkarkuar gjatë procesit të vetingut.

Sipas një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, kandidatë janë tre këshilltaret e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Valbona Bala, ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ish- ministri i Drejtësisë, Ilir Panda si dhe avokatët Sinan Tafaj dhe Vasil Bendo.

Kjo është procedura e dytë e Kuvendit për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, pas asaj të hapur për zëvendësimin e Vladimir Kristos, i cili dha dorëheqjen me mbarimin e mandatit. Më herët, edhe presidenti i Republikës ka hapur procedurat për zëvendësimin e dy ish-anëtarëve Sokol Berberi dhe Besnik Ymeraj, të dy të larguar me dorëheqje nga Gjykata Kushtetuese.

Por ndonëse dy institucionet reaguan pa vonesa dhe dhjetra kandidatë u përgjigjën me shprehjen e tyre të interesit, [shumica e kandidatëve kanë aplikuar më shumë se një herë], plotësimi i Gjykatës Kushtetuese duket ende i largët.

Kushtetuta sanksionon që vakancat në Gjykatë Kushtetuese të zëvendësohen me emërime të kryera nga Kuvendi i Shqipërisë, Presidenca dhe Gjykata e Lartë, me kushtin që renditja fillestare e listës së aplikantëve të bëhet nga një institucion i katërt i quajtur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Por Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, një organ kolegjial me 9 anëtarë, i zgjedhur me short çdo fillimvit mes përfaqësuesve të shkallëve të ndryshme të sistemit gjyqësor dhe atij të prokurorisë është aktualisht jofunksional.

Katër anëtarë të KED, mes të cilëve edhe kryetari Artan Broci si dhe një anëtar zëvendësues u shkarkuan nga detyra gjatë procesit të vetingut, ndërkohë që katër anëtarë të tjerë nuk e kanë kaluar ende procesin. Kësisoj, shqyrtimi i kandidaturave nga Këshilli mbetet pezull, ndoshta deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, plotësimi i tre vakancave të Gjykatës Kushtetuese nga anëtarët e Gjykatës së Lartë duket gjithashtu i largët në kohë, sa kohë që vetë Gjykata e Lartë ka mbetur me vetëm katër anëtarë që i mbijetuan shkallës së parë të vetingut shkruan BIRN.

Gjykata e Lartë kishte 17 anëtarë në fillim të vetingut, por ka mbetur aktualisht me katër anëtarë; kryetarin Xhezair Zaganjori dhe anëtarët Ardian Dvorani, Edmond Islamaj dhe Medi Bici. Por edhe ky konfigurim nuk është përfundimtar, sa kohë që konfirmimi i Islamajt është apeluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelit dhe Zaganjori po përballet me një kontestim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Mosfunksionimi i përkohshëm i Gjykatës Kushtetuese është konsideruar si një problem i rëndë nga opozita politike por edhe nga ekspertë të ndryshëm dhe praktikantë të ligjit. Pavarësisht se shumica e anëtarëve të kësaj gjykate u rrëzuan në veting ose u tërhoqën para vetingut, kjo gjykatë u është përgjigjur një numri të lartë kërkesash për antikushtetutshmëri ligjesh ose vendimesh qeverie në të shkuarën./a.m.

Next Post
Denoncimi i infermieres: Farmacitë po iu shesin “vdekjen” adoleshentëve

Denoncimi i infermieres: Farmacitë po iu shesin "vdekjen" adoleshentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

February 26, 2026
U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka

February 26, 2026
E FUNDIT/ Ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

E FUNDIT/ Ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

February 26, 2026
Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

February 26, 2026

Edi Rama si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor me drejtësinë”

February 26, 2026
Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

February 26, 2026
Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

February 26, 2026
“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

February 26, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

A është edhe kjo ish-mësuese viktimë e degradimit të shoqërisë?

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In