• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dhjetëra betoniere mes tankeve në Libanin jugor, Izraeli do përmbytë me beton tunelet e Hezbollaut

by A M
15/10/2024 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Midis tankeve, mjeteve të blinduara dhe buldozerëve që ushtria e Izraelit po përdor për të shkatërruar infrastrukturën e Hezbollahut në Libanin jugor, me qëllim që forcat tokësore të avancojnë, ditët e fundit janë parë edhe dhjetëra betoniere.

Teksa objektivi kryesor i ushtrisë është gjetja e tuneleve të Hezbollahut dhe shkatërrimi i tyre, plani duket se përfundon me përmbytjen e tuneleve me beton.

Praktika është e ngjashme me atë që IDF ndoqi disa muaj më parë gjatë operacionit tokësor në Gaza, vetëm materiali i përdorur ndryshon.

Nëse në Gaza, Izraeli zgjodhi të përmbytte tunelet e vegjël me ujë deti duke i shkatërruar në mënyrë efektive, ndërsa njësive të mëdha speciale piroteknike ju bllokuan hyrjet dhe daljet dhe i hodhën në erë, për tunelet e Hezbollahut do të përdoren vetëm tonelata betoni.

Në frontin verior kushtet janë të ndryshme, pasi nuk mund t’i shkatërrojë tunelet me eksploziv. Do të duhej një sasi shumë e madhe eksplozivi për të hedhur në erë një strukturë nën gur, e duke mos pasur mundësinë për ti përmbytur me ujë, Izraeli po transporton mijëra ton çimento aty.

Mbyllja e tuneleve me çimento është më efektive dhe kushton më lirë për Tel Avivin se eksplozivi, e në të njëjtën kohë shkatërron përgjithmonë galeritë nëntokësore.

Vetëm të hënën, IDF publikoi planet e një tuneli me gjatësi totale 800 metra në të cilin jetonin 30 burra të organizatës shiite dhe përveç infrastrukturës kishin edhe furnizime për një muaj. Deri më sot, IDF ka njoftuar se vetëm në një thellësi prej 5 kilometrash nga kufiri verior i Izraelit, ka gjetur më shumë se 30 tunele të tilla që Hezbollahu ka ndërtuar në malet e rajonit për dekada.

Kujtohet se vetëm dje, forcat izraelite bënë një zbulim të rëndësishëm që identifikoi zonën nga e cila Hezbollahu po përgatiste një pushtim në veri të Izraelit. Ky tunel i veçantë, siç raportohet, është përdorur nga elita e Hezbollahut, në veçanti forca elitare Radwan. Bëhet fjalë për një kompleks që përfshin 800 metra tunele, ku janë gjetur konvikte, kuzhina, qendra komandimi, dyqane ushqimore dhe armësh si dhe skuter për transport.

Kompleksi besohet se ishte pjesë e planit të Hezbollahut për të nisur një pushtim të rajonit të Galilesë në Izraelin verior. Në fakt, deri në 30 burra mund të qëndronin në këto ambiente për një muaj pa furnizime.

Next Post
U vonua BE, apo Shqipëria për çeljen e negociatave, Ditmir Bushati: Faj i dyanshëm

U vonua BE, apo Shqipëria për çeljen e negociatave, Ditmir Bushati: Faj i dyanshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In