• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhjetë vjet MAPO! (Fotot)

by Java News
27/10/2016 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Logoja e media Mapo feston sot në Hotel Rogner 10 vjetorin e themelimit
Ishte viti 2006 kur revista e përvajshme MAPO debutoi në tregun mediatik. Sot logoja Mapo që tashmë është dhe me një gazetë në print dhe online feston 10 vjetorin në një festë në Hotel Rogner, ku do të jenë themeluesit e parë dhe të ftuar nga trupi diplomatik,  nga media, politika e shoqëria civile.
Themeluesit e saj të parë ishin gazetarët; Skënder Minxhozi, Ben Andoni, Lorenc Vangjeli, Erl Murati, Ervin Qafmolla, etj..3-3-960x540
Të gjithë ata që i kishin ende në kujtesë të vetmet vende ku mund t’i gjeje bashkë ata pak artikuj ushqimorë, tekstilë e industrialë që ofronte menyja e varfër e regjimit komunist e që jo rrallë të detyronin radhët e mëdha dhe dyndjet për të hyrë blerë në to, do të çuditeshin jo pak kur do dëgjonin gati pesëmbëdhjetë vite pas përmbysjes së sistemit rishfaqjen e emrit MAPO, veçse përmbajtja dhe forma nuk i ngjasonte edhe aq magazinave popullore të asaj kohe. Dhjetë vjet më pas, kur logoja ka mbërritur në një përvjetor të rëndësishëm, Skënder Minxhozi, kryeredaktor prej numrit të parë të së përjavshmes, edhe pse nuk e mban mend ideja e kujt kish qenë ky titull, kujton se në dy javët e para i shkaktoi habi. “Titulli ishte provokues. Luante me konceptin dhe kujtesën e një pjese të publikut për atë që MAPO-ja ka qenë. Ishte provokacion për mua, fakti se i rezistoi kohës dhe fakti që projekti vazhdoi e u kthye në një gazetë kombëtare dhe një markë me shumë nënprodukte” –shprehet Minxhozi.
Në verën e vitit 2010 logoja MAPO u zhvillua dhe në një gazetë të përditshme. Një vit më vonë MAPO u unifikua nën të njëjtin grup, në të njëjtin ekip editorial duke pasur në krye kryeredaktorin Arion Sulo, drejtor Henri Çilin. Më pas e drejtoi  Artur Zheji dhe aktualisht e drejton gazetari Alfred Lela.
Duke parë vështirësinë me të cilën përballej shtypi i shkruar, që solli mbylljen e shumë gazetave print, Mapo prej vitit 2014 pushoi së qeni një biznes dhe u bë  një organizatë jofitimprurëse dhe së fundi është e riorganizuar në kuadër të Institutit Evropian “Pashko” mbështetur nga grupi ekonomik EEI. “Mapo gjithmonë ka qenë e lirë, interesante, inovative dhe do të mbetet e tillë: NJË GAZETË LIBERALE!”, shkruan në fjalën e tij përshëndetëse botuesi i media Mapo, Henri Çili.
Albumi/ 10 vjet histori, 100 kopertina,100 ide1-1-1-1024x652-960x540
Një album special i botuar me karton të fortë dhe faqe të lidhura mirë dhe goxha peshë e përmbajtje, si prej frikës se mund të zhduket në virtualitet, është përgatitur enkas për këtë 10-vjetor. Aty ka qëndrime editoriale të ndryshme, që i përkojnë po ashtu kohëve të ndryshme që Mapo ka jetuar edhe pse në pak vite. Ka ide të ndryshme, të cilat ndonjë prej atyre që i ka shkruar mund edhe të mos i ndajë sërish, por dëshmi e një media që nuk e fshin historinë, s’ka frikë prej saj edhe pse nuk është aq arrogante sa të krenohet me të. Albumi sjell kujtime të atyre që themeluan Mapon e parë, një revistë që hapej me maskën mortore të Enver Hoxhës, jo pak provokuese në ditën e saj të parë, dhe vijon sot të tentojë të jetë po aq thumbuese dhe tw provokojë emocione.1-1-1024x682-960x540
 
Në prag të 10-vjetorit Media Mapo ka marrë përshëndetje nga ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe Aleksandër Arvizu:
Donald Lu:4-5-1024x754-960x540
Prej më shumë se tri vitesh jam një lexues i përkushtuar i MAPO. Së pari, e vura re për shkak të karikaturave politike të shkëlqyera të Bujar Kapexhiut. Ai është një gjeni në pikasjen e një çështjeje të ndërlikuar politike dhe në kapjen e së vërtetës së saj thelbësore (dhe shpesh të sikletshme). Fëmijët e mi gjithnjë qeshin kur më shohin mua, herë pas here, të paraqitur tek “Ngërçi”. Si student i gjuhës shqipe, në fillim u tërhoqa nga karikaturat, por vazhdova ta lexoj MAPO-n për shkak të raportimit të shkëlqyer dhe editorialeve të paparashikueshme. Me shumicën e gazetave të tjera, mund ta parashikosh me saktësi se çfarë do të thonë për secilën çështje. Në rastin e MAPO jam gjithnjë i habitur nga ndershmëria dhe logjika (common sense). Tani si Ambasador, unë kam kohë të lexoj disa gazeta çdo mëngjes. MAPO-n e lexoj me kënaqësi çdo ditë. Gëzuar përvjetorin! Edhe njëqind!2-6-693x1024-960x540
Aleksandër Arvizu:
Të dashur miq, urimet më të përzemërta për Gazetën MAPO në këtë përvjetor! Kur jetoja në Tiranë, MAPO ishte një ‘duhet lexuar’ për mua çdo ditë dhe, që nga kthimi në Ëashington kam vijuar t’i ndjek zhvillimet në Shqipëri përmes Mapo online. Çdo gazetë, qoftë në Shqipëri apo Amerikë, ka stilin e vet të të raportuarit dhe orientimin editorial, dhe MAPO, natyrisht, nuk bën përjashtim. Por, një gjë që ia kam vlerësuar MAPO-s përgjatë viteve është busulla e saj e qartë dhe të kuptuarit se një e ardhme pozitive, zhvilluese për popullin shqiptar, do të vijë vetëm nëpërmjet integrimit më të thellë me pjesën tjetër të Europës dhe me Perëndimin më gjerësisht. Posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urimet më të mira për sukseset në vazhdim!7-1-763x1024-960x540
Next Post
Çfarë po thuhet për iPhone 8?!

Çfarë po thuhet për iPhone 8?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In