• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhjetë vite emigrant ilegal në SHBA? Avokati tregon si mund të shmangni deportimin

by A R
11/05/2018 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A mund të shmanget deportimi i një emigranti ilegal pas qëndrimit prej 10 vjetësh në Amerikë? Kjo eshte nje nga pyetjete qe mundon shume shqiptare ne SHBA, per te cilat avokati Kieran Both ka dhene pergjigje te detajuar me gjithcka ju nevojitet qe te dini. “Unë jam shtetase e SHBA. Burri im erdhi këtu 12 vjet më parë, pa vizë. Ne kemi 8 vjet martuar, por unë nuk paraqita ndonjë aplikim për të sepse më thanë se ai duhet ta lerë Amerikën me qëllim për të marrë green card, më pas. Javën e kaluar e arrestuan. Burri im nuk është kriminel, por megjithatë tani është vënë në procedurë deportimi. Ne kemi dy fëmijë të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe nuk do të jemi në gjendje të mbijetojmë pa praninë e tij , sepse unë vetë nuk jam në gjendje të punoj. Taksat i kemi paguar rregullisht dhe jemi njerëz të mirë. A mund të bëhet ndonjë gjë për ta shpëtuar burrin tim nga deportimi? / Anonim nga Sterling Hights, MI

Përgjigje

Kohët e fundit nuk kalon asnjë javë pa njoftime për arrestimin dhe ndalimin e emigrantëve pa dokumenta, si në vendin e tyre të punës ose thjesht në shtëpi. Disa prej këtyre njerëzve kanë banuar në SHBA për një periudhë të gjatë kohe dhe kanë krijuar tashmë dhe familje, por megjithatë, DHS synon t’i deportojë ata. Lexuesit tanë na kanë kontaktuar shpesh rreth “rasteve 10 vjeçare”. Shumë njerëz na kanë pyetur nëse mund të aplikojnë për ndonjë lloj statusi ligjor të emigracionit, edhe pse nuk kanë hyrë në SHBA ligjërisht ose kanë dalë jashtë statusit duke qëndruar përtej periudhës kohore të lejuar nga viza e tyre. Këto janë çështje shumë të komplikuara dhe shumë nga këta individë janë subjekt i ndalimit dhe largimit (deportimit) nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS).

Gjithësesi, një nga aplikimet në rastet e pranisë fizike dhjetëvjeçare në SHBA quhet “Anulim i deportimit”(Cancellation of Deportation)

Të qënit i ligjshëm për anullimin e deportimit.

Një emigrant pa dokumenta mund të jetë i ligjshëm për të kërkuar anullimin e deportimit nëse ka qënë prezent në mënyrë të vazhdueshme , të pandërprerë, në SHBA për 10 vjet e më shumë.Gjithashtu duhet të provojë se ka qënë person me një karakter të mirë dhe nuk ka kryer asnjë lloj shkelje ligjore për të cilën mund të jetë dënuar. Së fundi, aplikanti duhet të provojë se deportimi i tij nga Amerika do të shkaktonte vështirësi ekstreme për familjen e tij. Bashkështortja(prindi ose fëmia e tij) duhet të jetë shtetas amerikanë ose rezident permanent, që u referohet si “qualifying relative”.

Prania fizike dhjetëvjeçare

Një aplikant, që kërkon të çlirohet nga deportimi, duhet të dëshmojë se ai ka qenë fizikisht i pranishëm në SHBA për një periudhë të vazhdueshme prej së paku 10 vjetësh. Prania e vazhdueshme fizike përfundon me marrjen e një njoftimi nga Emigracioni (A Notice to Appear ,(NTA) për t’u paraqitur për procedurën e largimit dmth deportimit nga Amerika.

Prania fizike merr fund gjithashtu kur një aplikant nuk është prezent në SHBA për më shumë se nëntëdhjetë ditë në 1 udhëtim jashtë, ose 180 ditë në total. Shërbimi i njoftimit nga ana e Emigracionit për t’u paraqitur për të filluar procesin e deportimit, ndërpret periudhën 10-vjeçare, po ashtu dhe kryerja e një vepre të caktuar penale .

Karakteri i mirë moral

Një aplikant që kërkon anulim të deportimit duhet të vërtetojë se ai ka manifestuar një karakter të mirë moral për 10 vjet. 10 vitet e nevojshme me qëndrim të mirë moral llogariten që nga data në të cilën kërkesa është gjykuar nga gjyqtari i Emigracionit ose Bordi i Apelimit të Emigracionit (BIA). Edhe nëqoftëse aplikanti nuk ka kryer krime që konsiderohen të turpshme moralisht, ai përsëri është i përgjegjshëm për shkelje të tjera ligjore, jo aq të rënda. Një përcaktim përfundimtar bëhet në bazë të tërësisë së rrethanave. Shembuj të tillë përfshijnë mospagimin e detyruar financiar të fëmijëve,mospagimi i taksave mbi të ardhurat, shkeljet e mëparshme të ligjeve Emigracionit,mashtrim në dokumenta për të përfituar benefite të ndryshme. Gjykatësi mund të kërkojë shlyerje të të gjitha detyrimeve , për periudhën 10vjeçare,veçanërisht pagimin e taksave,për çdo vit. Aplikanti me t’u pajisur me autorizimin e punës, ai merr edhe SSN(numrin e punës) dhe bën pagimin e taksave te prapambetura në mënyrë të përpiktë.

Vështirësi të jashtëzakonshme për familjen e emigrantit me deportimin e tij.

Në kërkesën për anulimin e deportimit, aplikanti duhet të jetë në gjendje të tregojë se gjendja e tij personale përputhet me kërkesat ligjore në lidhje me përcaktimin e veshtirësive të jashtëzakoshme (për familjen e të deportuarit) dhe se rrethanat e tij meritojnë një vendim të favorshëm nga qeveria e SHBA. Nuk ka përshkrim specifik të “vështirësive të jashtëzakonshme apo ekstreme “, dhe gjyqtari ka fuqinë të vendosë nëse situata është e tillë. Aplikanti duhet të jetë në gjendje të tregojë se pasojat që mund të pësojnë të afërmit e tij janë më të ndryshme nga një person tjetër në të njëjtën situatë. Gjykatat e emigracionit kanë vendosur në rastet e kaluara se parashtruesi duhet të tregojë se bashkëshorti, prindi ose fëmija i tij, do të pësojnë vështirësi që janë në thelb përtej asaj që zakonisht pritet të rezultojë nga dëbimi i aplikantit. Standardi për të provuar vështirësitë është shumë i lartë, por është fleksibël dhe nuk ka rregulla specifike që mund të sugjerojmë. Ligji i emigracionit liston 14 faktorë që mund të merren parasysh për të karakterizuar situatën për famijen si ekstremisht të vështirë(extreme hardship). Mosha e aplikantit, mosha e familjarëve të aplikantit, aftësia e tyre për të folur gjuhën amtare të aplikantit dhe aftësia e tyre për t’u përshtatur me jetën në vendin e aplikantit, gjendja e tyre shëndetsore aftësinë e aplikantit për të gjetur një punë në vendin e tij, ndikimin financiar në jetën e familjes së tij nëse ai dëbohet prej ketu; shkollimi i fëmijëve nëse ai dëbohet, ndikimin psikologjik në familje për shkak të dëbimit, kushtet politike dhe ekonomike të vendit nga ka ardhur aplikanti, lidhjet familjare me vendin, lidhjet me komunitetin që ka aplikanti në SHBA dhe integrimin e tij në këtë shoqëri. Vështirësitë financiare për familjen që lë këtu me dëbimin e tij nuk janë të mjaftueshme për anullimin e deportimit të tij. Por duhen edhe prova të tjera, deklarata nga komuniteti ku banon, letër nga psikologu, etj. Sa më shumë evidenca aq më mirë. Në raste të tilla konsultimi me një avokat me përvojë të emigracionit do ishte shumë i nevojshëm. Ne gjithmonë i inkurajojmë emigrantët për konsultime profesionale me avoktë të emigracionit, në lidhje me situatat e veçanta që ata mund të ndodhen. / Illyria/a.m.

Next Post
Pasuria e fëmijëve të Berishës, fitimet larg shumave të kohës së pushtetit

Pasuria e fëmijëve të Berishës, fitimet larg shumave të kohës së pushtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

February 3, 2026
Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

February 3, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

February 3, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

February 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

February 3, 2026
Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In