• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dhjetë krijuesit e armëve që hynë në histori

by
16/09/2015 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetë krijuesit e armëve që hynë në histori

Shpikësit që sollën në jetë modele të reja armësh dhe i perfeksionuan ato.

Armët e zjarrit mund të përshkruhen në mënyra të ndryshme. Burim vdekjeje e fatkeqësie, metodë vetë-mbrojtëse, një e keqe e madhe e krijuar nga njeriu, ose një lehtësi për të çuar luftërat në një nivel tjetër. Sido që të jetë, armët janë tashmë pjesë e jetës sonë dhe vazhdojnë të zhvillohen me avancimin e teknologjisë. Por, vetëm disa krijues armësh do mbeten në histori si pionierët e krijimit të armëve të zjarrit

1- John Moses Browning

Browning krijoi dhe mori patentën për 128 lloje armësh zjarri dhe aparatura të tjera që kanë lidhje me to. Ai shpiku mitralozin që punon me gaz, një përmirësim i operacionit të zmbrapsjes së Maxim. Që prej vitit 1895, gjithë mitralozët janë ndërtuar duke përdorur funksionin me gaz të Browning. Ai krijoi modelin 1911 të pistoletës Colt. 45, i cili përdoret edhe në ditët e sotme dhe është një prej pistoletave më të famshme në botë. Ai ka shpikur mitralozë e automatikë dhe shumë lloje karikatorësh.

2- Samuel Colt

Samuel Colt nuk shpiku revolverin. Por, kur ishte djalë i ri ai vuri re se thuajse gjithë armët mbusheshin nga grykë dhe shtinin vetëm njëherë, ndaj çdo njeri që shtinte e kishte pisk për 20 sekondat e ardhshme, sigurisht nëse ia dilte që ta mbushte armën shpejt. Prandaj, ai vendosi të krijonte “armën e pamundur”, diçka që do shtinte pa ndërprerje pesë ose gjashtë herë, ashtu si pushka me strall e Elisha Collier, por të ishte më e kollajtë për t’u mbushur. Rezultati ishte revolveri i 1883, i cili u përdor në Luftën Civile Amerikane.

3- Benjamin Tyler Henry

Benjamin Tyler Henry është krijuesi i pushkës së parë me brez fishekësh. Pushka e Henry-t shtinte 28 raunde për minutë me 16 karikatorë rezervë. Ai e mori patentën për këtë në vitin 1860 dhe 900 të tilla iu dhanë ushtrisë së Unionit në vitin 1862. Ushtria e Konfederatës nuk u besonte syve kur pa se çfarë po ndodhte dhe prandaj doli dhe shprehja, “ajo pushkë e mallkuar janki që ato e mbushin të dielën dhe qëllojnë me të gjithë javën”.

4- Christian Sharps

Christian Sharps është krijuesi i pushkës së suksesshme Hall të vitit 1819. Kjo pushkë ishte e para me karikator, por njëkohësisht me çark. Sharps, plumbat e siguruar në modelin e tij, i cili bënte vetëm një qitje duke përdorur nivelimin e fortë dhe shumë të saktë. Qitësit me eksperiencë mund të qëllonin kafshë ose kafshë në një largësi shumë të madhe. Kalorësitë e të dyja ushtrive në Luftën Civile Amerikane e përdorën këtë pushkë duke pasur sukses të madh dhe Sharps vazhdoi ta përmirësonte atë.

5- John Taliaferro Thompson

John Taliaferro Thompson vuri re në betejat e Luftës I Botërore se këmbësoria kishte nevojë për një “fshesë llogoresh”, një armë që mund të fshinte nga faqja e dheut gjithë armiqtë përballë ushtarit, në të njëjtën mënyrë automatiku me dorezë, por me më shumë fuqi zjarri. Ai përdori folenë e fishekut të John Blish, e cila mundësonte metale të ndryshme të pjesëve të lëvizshme të armës të mblidheshin bashkë nën presionin intensiv gjatë zjarrit, pa u përplasur me forcë. Në vitin 1919 ai krijoi automatikun Thompson.

6- Sër Hiram Maxim

Sër Hiram Maxim është krijuesi i parë i automatikut të vërtetë në vitin 1884. Automatiku Maxim ishte arma primare e gjithë armëve të mëdha në Luftën I Botërore dhe ka shkaktuar më shumë vdekje në betejë se çdo armë zjarri në histori. Versionet ruse dhe gjermane ishin imitime thuajse të sakta, me ndryshime të vogla kozmetike. Ky automatik shtinte 600 xhiro në minutë, duke përdorur zmbrapsjen pas çdo raundi për të hapur folenë e fishekut e kaluar atë plot. Prandaj, ky automatik ishte arma e parë moderne e luftës.

7- Paul dhe Wilhelm Mauser

Sot, foleja e fishekut Mauser është më e përhapura në armët e zjarrit. U adoptua për përdorim nga ushtria amerikane në vitin 1903 dhe u bë kthye në përdorim standard deri në kohën e M1 Garand. Ka tre lloje fole plumbash, Mauser, Lee-Enfield dhe Mosin-Nagant. Mauser ka një avantazh domethënës ndaj dy të tjerave: Një të dalë të tretë mbyllëse tek pjesa e pasme e folesë së fishekut. Dy të tjerat kanë vetëm dy anë mbyllëse dhe nuk ia dalin dot me presionin e fishekëve dhe janë të përshtatshme më shumë për gjah se sa për luftë.

8- David Marshall Williams

David Marshall Williams u arrestua në vitin 1921 sepse shiste pije alkoolike kontrabandë, kur plaçkitja në distilerinë e tij përfundoi me vdekjen e një oficeri. Williams u dënua me 20 deri në 30 vjet, por u fal pas 8 vjetësh sepse në dyqanin e armëve të burgut, ai krijoi dy principe brilante për armët e zjarrit të ushtrisë. Ajo që ishte më e rëndësishme, ai krijoi pistonin me gjuajtje të shkurtër për përdorim në armët që vepronin me gaz. Krijimi i tij nuk është ndryshuar që në vitin 1940, kur ai e perfeksionoi atë dhe ishte modeli i parë i përdorur i M1 Carbine.

9- John Cantius Garand

John Cantius Garand është krijues i M1 Garand, të cilin ushtria amerikane e përdori me efekt të madh në Luftën II Botërore, Kore dhe Vietnam. Gjenerali George Patton e quajti atë, “instrumenti më i madh i betejës i krijuar ndonjëherë”. Ishte pushka e parë e suksesshme gjysmë-automatike që ishte krijuar për ushtrinë e një vendi. Ushtarët që hynin në betejë kishin besim tek vetja sepse ata kishin fuqi zjarri prej 8 raundesh dhe e dinin se mund të shtinin aq shpejt sa mund të tërhiqnin këmbëzën. Nuk kërkohej asnjë lëvizje për të vepruar me armën dhe kjo armë ishte shumë e lehtë.

10- Dr. Richard Jordan Gatling

Dr. Richard Jordan Gatling është krijuesi i mitralozit të parë të suksesshëm. Ishte në fakt një revolver gjigand me gjashtë tyta që manovroheshin nga një dorezë lëvizëse. Qindra gjerdanë fishekësh qëndronin larg tij dhe graviteti shërbente për çuar municionin në fole, duke i dhënë mundësinë dikujt që s’dinte asgjë për armët që të mund të fshinte një tufë njerëzish përpara duke qëlluar me 200 raunde për minutë. Ushtarëve të Luftës I Botërore mitralozi u dukej si një krijim që vinte nga e ardhmja e largët.

Next Post

Librazhd, rikthehen në punë 28 mësuesit pushuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

February 20, 2026
Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …

Partia Demokratike midis entuziazmit të bazës dhe frikës së kupolës

February 20, 2026
Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

February 20, 2026
Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

February 20, 2026
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja Sala prezanton hapa të rinj për diagnostikimin e sëmundjeve të rralla në Shqipëri

February 20, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

“726 pasuri të sekuestruara nga krimi”, Koçiu: Do t’u jepen familjeve të policëve të vrarë dhe…

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In