• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhjetë këshilla të efektshme për stinën e verës

by Aalison Pearse Stevens
23/07/2016 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të kujdesesh për veten dhe të jetosh në mënyrë të shëndetshme, është mënyra më e mirë për të kaluar pushime të shëndetshme. Ja se çfarë duhet të keni parasysh: depilim, skrab për lëkurat e vdekura, ushtrime fizike në ajër të pastër, çlodhje dhe vakte të lehta.

Depilimi i zonës bikini
Mos ia prishni bukurinë siluetës suaj me një depilim të keq të zonës bikini. Nëse depiloheni me brisk, qimja del më e trashë dhe më shpejt dhe duhet ta përsërisni veprimin pas tri ditësh. Depilimi me krem e shkatërron qimen që në rrënjë dhe rritja e saj është më e ngadaltë. Nëse depiloheni me dyllë shkoni në një qendër bukurie, një herë në tri javë. Po depilimi i përhershëm? Ky lloj depilimi bëhet me disa seanca, por mos i besoni.

Udhëtimet
Nëse ju duhet të bëni një udhëtim të gjatë me aeroplan për të mbërritur në vendmbërritjen ku do të kaloni pushimet, ka shumë mundësi që të vuani nga sindroma e ndryshimit të orarit. Për të shmangur paksa këto probleme, si pagjumësia dhe problemet me zorrët, përpara se të niseni, filloni të përshtatni ciklin e gjumit dhe oraret e ushqimit sipas vendit ku do të shkoni, si dhe çlodhuni sa më shumë. Gjatë udhëtimit pini shumë ujë, shmangni pijet alkoolike, hani lehtë, vishni çorape kundër fryrjes së këmbëve dhe sapo të mbërrini në vendmbërritje, ekspozohuni sa më shumë në dritën e diellit.

Eliminimi i lëkurave të vdekura me rërë të imët
Ashtu siç bëjnë brazilianet, të cilat fërkojnë trupin me rërë, masazhojeni trupin me këtë skrab natyral për të eliminuar lëkurat e vdekura, për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe për të luftuar celulitin. Ecja këmbëzbathur në rërë është shumë e efektshme për shputat e këmbëve dhe aktivizon pikat reflektive. Gjithashtu, mos ngurroni të ecni me hap të rëndë për të stimuluar muskulin e zemrës.

Të mirat e diellit
Dhjetë minuta në diell janë kohë e mjaftueshme për të marrë gjithë vitaminën D për të cilën kemi nevojë gjatë ditës. Kjo lloj vitamine ka veti antistres: rrit sasinë e serotoninës në trupin tonë, ndihmon në përthithjen e kaliumit nga kockat dhe zhvillon qelizat. 60% e njerëzve kanë mungesë të vitaminës D. Kështu që përfitoni nga rrezet e ngrohta të diellit, por sigurisht pa harruar kremin mbrojtës, i cili është shumë i domosdoshëm!

Sallatat, ushqimi më i mirë për t’u dobësuar
Sallata jeshile ka veti pastruese dhe qetësuese, si dhe tretet shpejt. Cikorja ka virtyte tonifikuese, shkarkuese dhe laksative. Luleshurdha ka fuqi të madhe shkarkuese, laksative dhe antistres. Madje, ajo ndihmon gjumin dhe ul nivelin e nervozizmit. Radhiqja përmban një lëndë që quhet sinarinë, e cila stimulon sekrecionet tretëse. Ndryshe nga sallatat e tjera, radhiqet janë plot me fibra dhe kanë veti të mira laksative për zorrët.

Aperitivi dobësues
Në buzë të pishinës ose nën pemë, aperitivi është një çast shumë i rëndësishëm i ditës. Bëni kujdes se për shkak të aktivitetit fizik dhe vapës do të keni më tepër etje se zakonisht. Si fillim, pini një gotë të madhe me ujë të gazuar, hani një mollë ose një gotë kos. Shmangini patatinat (550 kilokalori për çdo 100 gramë me 35 deri në 40% yndyrë) dhe pijet alkoolike me sheqer, koktejet ose verën e ngrohtë (150 deri në 200 kilokalori) Më mirë zgjidhni lëng domateje shoqëruar me ndonjë fetë limoni dhe akull. Herë pas here, pini ndonjë gotë shampanjë (70 kilokalori) ose verë të kuqe (104 kilokalori për gotë).

Lini duhanin
Gjatë periudhës së pushimeve, niveli i stresit është shumë i ulët. A nuk mendoni se ky është çast më i mirë për të lënë duhanin ose të paktën të pakësoni numrin e cigareve që pini në ditë? Sa herë të keni dëshirë për një cigare, pini një gotë të madhe më ujë të freskët ose me lëng ananasi pa shumë sheqer, i cili ndihmon në djegien e kalorive, hani ndonjë frutë të stinës ose shkoni e lahuni në det.

Të bëjmë not e të stërvitim muskujt
Blini një shkop prej shkume të përthyeshme për t’i bërë sa më mirë ushtrimet e gjimnastikës në ujë. Falë kësaj pajisjeje të thjeshtë mund të stërvitni muskujt e këmbë ve, të krahëve dhe të tonifikoni vithet…Dhe sigurisht, ai do t’ mbajë edhe mbi ujë si një kamerdare.

Lërini të lira pasionet tuaja
Kur jeni me pushime, çlodhuni dhe qetësojeni trupin duke qëndruar në këtë pozicion: ulur këmbëkryq me shpinën drejt. Lëreni kokën të bjerë para, por pa e lëvizur pjesën tjetër të trupit dhe pa u kontraktuar. Merrni frymë thellë dhe kthehuni në pozicionin fillestar. Më pas lëreni kokën të bjerë anash, merrni frymë disa herë, kthehuni në pozicionin fillestar dhe ndërroni krahun.

Ushtrime në plazh për ty dhe partnerin
Bëjini këto ushtrime argëtuese dhe çlodhëse kur jeni në plazh. Merrni një top dhe mbështeteni midis ballit tuaj dhe të partnerit, ecni përgjatë ujit duke u munduar ta mbani topin ndërmjet ballit, me shpinën drejt dhe duart përgjatë trupit.

ma.me

Next Post

ISIS feston sulmin në Munih

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

January 11, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri

January 11, 2026
Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

January 11, 2026
‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

January 11, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

January 11, 2026
Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

January 11, 2026
U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

January 11, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

January 11, 2026
Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

January 11, 2026
Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE: Me këta njerëz nuk shkoni në BE

Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE: Me këta njerëz nuk shkoni në BE

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In