Kalimi i viteve shkakton ndryshime degjenerative në shpinë. Këto ndryshime mund të fillojë në të 30-at apo edhe në një moshë më të hershme – dhe mund të na bëjnë të prirur për dhimbje mesi, sidomos në qoftë se ne e teprojmë me aktivitete
Dhimbje që zgjat për vite me radhë apo dhimbje e momentit, në disa raste u faturohet punëve të ditës apo qëndrimit të gabuar. E megjithatë, shumë herë dhembja e mesit neglizhohet, ndonëse mund të jetë një sinjal për probleme të tjera të shëndetit dhe kockave tuaja. Në një intervistë për MAPO, doktor Ledian Fezollari, kirurg ortoped në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, sqaron se: “Dhimbja e mesit është e ndryshme nga një person në tjetër, pasi mund të ketë një fillim të ngadaltë apo të vijë papritur. Dhimbja mund të jetë me ndërprerje, pra të shfaqet herë pas here ose e vazhdueshme. Në shumicën e rasteve, dhimbja e mesit zgjidhet vetë brenda disa javësh”. Në të kundërt, shpjegon doktor Ledian Fezollari, situata duhet marrë seriozisht për të kryer një vizitë mjekësore pranë mjekut ortoped, për të vlerësuar shqetësimin dhe shkallën e problemit.
Dhembja
Dhimbja e mesit, pjesës së poshtme të saj, përshkruhet si një dhimbje e menjëhershme, e fortë dhe persistente ose si një dhimbje e topitur që ndihet në pjesën e poshtme të mesit. Ajo është e zakonshme dhe prek pjesën më të madhe të njerëzve gjatë jetës së tyre. Në shumicën e rasteve fillon krejt papritur, shkaktohet nga një tërheqje muskulore, që vjen si rezultat i një pune të rëndë fizike, lëvizjeje të sforcuar, gjatë një sforcimi me ngritje peshe ose lëvizje e pakontrolluar, rrotullimi të trungut e më rrallë, pas një rrëzimi. Por dhe pas një qëndrimi të gjatë, të papërshtatshëm, qoftë në këmbë ose ulur. Kushte të tjera që shkaktojnë dhimbjen e mesit janë: stenoza spinale, artriti (osteoartriti), infeksionet spinale (osteomielitis), tumoret spinale dhe frakturat vertebrale. Pothuajse të gjithë ne do të përjetojmë dhimbje mesi në një pikë në jetën tonë. Kjo dhimbje mund të variojë nga e lehtë, në të rëndë. Ajo mund të jetë për një kohë të shkurtër ose afatgjatë. Mirëpo dhimbja e mesit mund të shkaktojë vështirësi për të bërë shumë aktivitete të përditshme.
Shkaqet
Ka shumë shkaqe të dhimbjeve të mesit. Kjo nganjëherë ndodh pas një lëvizjeje të veçantë, të tilla si ngritja e një peshe apo përkulja. Mosha gjithashtu luan një rol në dhimbjen e mesit. Duke u shtyrë në moshë dhe shpina ‘mplaket’ me ne. Kalimi i viteve shkakton ndryshime degjenerative në shpinë. Këto ndryshime mund të fillojë në të 30-at apo edhe në një moshë më të hershme – dhe mund të na bëjnë të prirur për dhimbje mesi, sidomos në qoftë se ne e teprojmë me aktivitete. Këto ndryshime të plakjes, megjithatë, nuk lejojnë që shumica e njerëzve të jenë produktiv dhe përgjithësisht pa dhimbje. Ne kemi parë të gjithë 70-vjeçar në maratonë, i cili pa dyshim, ka ndryshime degjenerative në shpinë!
Sforcimet
Një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve të mesit është dhembja muskulore nga mbi-aktivitetet. Kjo vjen pas një loje golfi apo diçka tjetër në fillim të sezonit, ose kur punojmë shumë apo heqja –pastrimi i borës në oborr në një ditë. Ne të gjithë jemi të njohur me këtë “ngurtësim” dhe dhimbje mesi – dhe në zona të tjera të trupit – që zakonisht kalon brenda disa ditësh.
Lëndimi i disqeve
Disa njerëz zhvillojnë dhimbje mesi që nuk kalon brenda disa ditësh. Kjo mund të thotë se ka një dëmtim në një disk. Çarje të vogla në pjesën e jashtme të diskut (annulus), ndonjëherë ndodh me plakjen. Disa njerëz me çarje të diskut mund të mos kenë asnjë dhimbje . Të tjerë mund të kenë dhimbje që zgjat për disa javë, muaj, ose edhe më të gjatë. Një numër i vogël i njerëzve mund të zhvillojë dhimbje të vazhdueshme që zgjat për vite dhe është mjaft invalidizuese. Një tjetër lloj i zakonshëm i lëndimeve diskale, është ‘rrëshqitja e diskut’, që në gjuhën mjekësore quhet hernie diskale. Hernia diskale është një prej shkaktarëve të shpeshtë të dhembjeve të shpinës.
Shenjat
Shenjat më të shpeshta të hernies diskale lumbale mund të jenë dhembja përgjatë këmbës, si dhe humbje të ndjeshmërisë përgjatë këmbës; varësisht prej nivelit ku ka ndodhur hernia, vjen deri te ndryshimi sensitiv i zonës nga nervi i komprimuar. Po ashtu, ndrydhja e rrënjës nervore mund të shkaktojë rënie të forcës muskulore, duke shkaktuar edhe dobësim të forcës muskulore të shputës dhe tërë këmbës.
Si dhe pse ndodh kjo hernie e diskut?
Secila unazë është lidhur me njëra-tjetrën me diskun ndërunazor. Disku intervertebral është një pllakë kërcore, e cila anash ka ligamentet, të cilat e mbajnë diskun mes unazave. Roli i diskut është t’i mundësojë boshtit kurrizor të njeriut lëvizje në të gjitha drejtimet. Si pasojë e lëvizjeve të ndryshme që bën njeriu gjatë punës dhe aktiviteteve të veta jetësore, vjen deri te lëndimi i diskut apo degjenerimi i diskut, duke kaluar nga një masë e butë në një masë më të fortë. Po ashtu, si pasojë e këtyre degjenerimeve, por edhe e ndonjë ngritjeje peshe apo ndonjë lëndimi, shfaqet ‘rrëshqitja e diskut’ apo hernia diskale. Një hernie diskale shpesh ndodh nga ngritja e peshave, shtyrja, tërheqja, përkulja apo lëvizjet gjarpëruese.
Degjenerimi i diskut
Me moshën, disqet intevertebrale fillojnë të dëmtohen dhe tkurren. Në disa raste, ata mund të shkatërrohen krejtësisht dhe të shkaktojnë nyjat e faceteve të prekin, fërkojnë kundrejt njëra mbi tjetrën. Duke dhënë dhimbje dhe ngurtësim. Ky dëmtim “wear and tear” në nyjet e faceteve, referohet si osteoarthritis. Kjo mund të çojë në probleme të tjera, përfshirë këtu edhe stenozën kurrizore.
Spondilolisteza degjenerative
Ndryshimet nga plakja dhe dëmtimi “wear and tear” e bëjnë të vështirë që nyjat dhe ligamentet të mbajnë shpinën në pozicionin e duhur. Rruazat lëvizin më shumë se sa duhet dhe një rruazë mund të rrëshqasë përpara në krye të një tjetre. Nëse rrëshqitja përparon shumë, eshtrat mund të fillojnë të shtypin nervat shpinor (kurrizorë).
Stenoza spinale
Stenoza kurrizore ndodh kur hapësira rreth palcës kurrizore ngushton dhe e vë në presion palcën kurrizore dhe nervat. Kur disqe intervertebrale kolapsohen dhe osteoarthritis zhvillohet, organizmi mund të përgjigjet duke rritur kockë të re në nyjat e faceteve për të ndihmuar mbështetjen e rruazave. Me kalimin e kohës, kjo rritje e jashtëzakonshme e kockave – që quhet Spurs – mund të çojë në një ngushtim të kanalit kurrizor. Osteoarthritis gjithashtu mund të shkaktojë trashje të ligamenteve, që lidhin rruazat, e cila mund të kufizojë kanalin kurrizor.
Skoliozë
Skoliozë quhet deformimi që vjen si rrjedhojë e një kurbimi anësor të një segmenti të shtyllës kurrizore ndaj boshtit gjatësor të saj, gjë që e bë atë të duket në formën “S” ose “C”, që normalisht duhet të jetë e drejtë e të ketë formën e “I”. Skolioza përfaqëson të shtrembëruarit anësor dhe rrotullues të shtyllës kurrizore. Kemi të bëjmë me një dëmtim 3-dimensional. Ky shtrembërim kurrizor mund të shkaktojë dhimbje mesi.
Shkaqe të tjera
Nëse ju keni sëmundje vaskulare apo arteriale, një histori të kancerit, apo dhimbje që është gjithmonë aty, pavarësisht nivelit tuaj të aktivitetit apo pozicionit, ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj të kujdesit parësor.
Shenja
Dhimbja e mesit ndryshon. Ajo mund të jetë e mprehtë ose shpuese. Ajo mund të jetë e shurdhër, ose të ndihet si ngërç .Lloji i dhimbjes që keni do të varet nga shkaku themelor i dhimbjeve të mesit. Te shumica e njerëzve, do të gjeni se mbështetja ose shtrirja do të përmirësojë dhimbjen e mesit, pa marrë parasysh shkakun themelor. Njerëzit me dhimbje mesi mund të përjetojnë disa nga këto. Dhimbja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjer në shputën e këmbës. Madje një tkurrje e kolonës mund ta pengojë personin të përkulet përpara. Ndonjëherë dhimbja shkon deri në gju dhe faktori që e shkakton këtë nuk kuptohet lehtë. Dhimbja e mesit mund të përkeqësohet me përkuljen apo ngritjen (e peshave). Të ulurit mund të përkeqësojë dhimbjen. Qëndrimi në këmbë dhe ecja mund të përkeqësojë dhimbjen. Dhimbja e mesit vjen dhe shkon, e shpesh ndjek një kurs me ngritje dhe rënie me ditë të mira e ditë të këqija. Dhimbja mund të përhapet nga mesi në vithe në zonën e jashtme të kofshës, por jo poshtë në këmbë. Nervi shiatik është i zakonshëm në një hernie diskale. Kjo përfshin vithet dhe dhimbjen në këmbë dhe madje, mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash, dobësi që shkon deri te këmbët (shputat). Është e mundur që të ketë dhimbje të nervit shiatik, pa dhimbje mesi. Pavarësisht nga mosha apo simptomat, në qoftë se dhimbja e mesit nuk përmirësohet brenda disa javësh, apo është e lidhur me ethe, të dridhura, ose humbje të papritur peshe, ju duhet të telefononi mjekun tuaj.
Mjekimi
Ekzaminimi fizik përfshin shikimin e shpinës dhe prekjen, për të zbuluar zonat e dhimbshme. Testet imazherike apo teste të tjera, të cilat mund të ndihmojnë mjekun për të konfirmuar diagnozën. Në përgjithësi, trajtimi i dhimbjes së mesit bëhet me njërën prej tri kategorive: Medikamente, fizioterapi dhe kirurgji. Dhimbja e mesit mund të japë kufizim të aktiviteteve ditore të përditshme. Medikamentet dhe trajtime fizikale (fizioterapia) shpesh të kombinuara bashkë, lehtësojnë dhimbjet mjaftueshmërisht për të bërë të gjitha gjërat që ju doni të bëni.
Fizioterapia
Fizioterapia mund të përfshijnë modalitetet pasive, të tilla si: ngrohje, akull, ultrazëri, masazh dhe stimulim elektrik. Terapia aktive përbëhet nga ushtrime streçingu, ngritje peshash dhe ushtrimet kardiovaskulare. Ushtrimet e mesit për të rivendosur lëvizjen dhe forcën mund të jenë shumë të dobishme në lehtësimin e dhimbjes.
Operimi
Kirurgjia për dhimbjen e mesit duhet të konsiderohet vetëm kur mundësitë e trajtimit jokirurgjikal janë provuar dhe kanë dështuar. Është e mirë të provohen opsionet jokirurgjikale për 6 muaj deri në një vit, para se të merret në konsideratë kirurgjia.
Faktorët e riskut
Ngritja e peshave të rënda, pa një pozicion të duhur të shpinës apo mesit. Pra, nëse kryeni një punë të vazhdueshme në një pozicion të keq për belin dhe të mbingarkuarit e kësaj zone (sforcimi).
Disa lëvizje të shpejta të mesit në rotacion ose përkulje të shpejtë / lëvizje të extensionit (drejtimit) të shpinës.
Disa aktivitete sportive të tepërta dhe të bëra pa përgatitje adekuate fizike.
Një stil jetese sedentare pa aktivitet fizik apo aktivitete sportive, gjithashtu rrisin rrezikun për të zhvilluar një discopathy për shkak të mbështetjes (suportit) të pamjaftueshëm të muskujve dhe mbrojtjes së shpinës.
Aktivitetet të përsëritura, që tendosin shpinën. Shumë punë fizike kërkojnë ngritje peshash konstante, shtyrje, tërheqje, përkulje apo lëvizje gjarpëruese. Përdorimi i lëvizjeve dhe teknikave të sigurta, mund të ndihmojë në mbrojtjen e shpinës.
Pesha. Kur je mbipeshë shtohet stresi i ushtruar në disqet e mesit, si dhe dobësia e muskujve
Ngarje të shpeshta të makinës. Qëndrimi ulur për periudha të gjata kohe, plus dridhjet-vibrimet nga motori i makinës, mund të vënë në presion disqet dhe shpinën tuaj.
Pirja e duhanit. Besohet se pirja e duhanit zvogëlon furnizimin në oksigjen të disqeve dhe shkakton degjenerimin më të shpejtë.
Gjatë pleqërisë, si pasojë e dobësimit dhe degjenerimit të disqeve.
Gjinia. Meshkujt mes moshës 30 dhe 50 kanë më shumë gjasa që të ketë hernie diskale se sa femrat
Faktorët gjenetikë që lidhen me degjenerimin e hershëm të indeve kanë qenë postulat edhe si shkak i mundshëm i përkeqësimit të disqeve (studim i kohëve të fundit, për momentin pa konkluzione të qarta).
Këshilla mjekësore
Pushim. Zakonisht 1-2 ditë pushim apo regjim shtrati do të qetësojë dhimbjet e forta të mesit. Bëni pushime të herëpashershme gjatë gjithë ditës, por shmangni uljen për periudha të gjata kohore apo qëndrimin në shtrat për një kohë të gjatë.
Bëni të gjitha lëvizjet ngadalë dhe me kontroll dhe rrisni gradualisht aktivitetin fizik sipas shkallës që tolerohet.
Dëgjoni shpinën tuaj: Ndrysho aktivitetet tuaja të përditshme në mënyrë që ju të shmangni lëvizjet që mund të shkaktojnë dhimbje të mëtejshme, veçanërisht përkulja përpara dhe ngritja e peshave, pra rekomandohet evitimi i sforcimeve, mbajtjes dhe ngritjes së peshave, apo dhe qëndrimi i gjatë në këmbë. Për disa ditë duhet të shmangen aktivitete të ndryshme sportive, përveç notit, i cili në mjaft raste ndihmon në trajtimin e problemit.
Aplikimi i të ngrohtave.
Streçing të muskujve të pjesës së poshtme të kurrizit dhe të atyre të pelvisit, e cila pasohet nga vendosja e akullit apo të ngrohtave varet me cilën e ndjeni veten më mirë.
Medikamentet. Disa medikamente mund të përdoren për të ndihmuar lehtësimin e dhimbjeve tuaja.
Aspirina ose Acetaminopheni mund të lehtësojnë dhimbjet, me efekte anësore të pakta.
Anti-inflamatorët Josteroide si ibuprofen , voltaren dhe naproxeni mund të zvogëlojnë dhimbjen dhe ënjtjen.
Muskulorelaksantët si Thiocolchicoside (Muscoril, Myoril, Neoflax, Muscoflex).
Medikamentet narkotike të tilla si: codeine apo morfina, mund të ndihmojnë dhimbjen.
Steroidet, të marra nga goja ose me injeksion në shpinë, mund të japin një efekt anti-inflamator të lartë. /mapo/ a.k