Bregdeti i Dhërmiut, një nga perlat e bregdetit shqiptarë, ka pësuar një ndryshim si nata me ditën, krahasuar me vitin e shkuar, falë investimeve të kryera nga qeveria.
Ky transformim vjen në kuadër të projektit të qeverisë për Rikualifikimin urban të fshatrave dhe zonës bregdetare në bashkinë e Himarës si dhe falë investimeve të qeverisë shqiptare dhe Bankës për Zhvillim te Këshillit të Europës (CEB)
Pjesë e këtij projekti janë dhe fshatrat e Dhërmiut dhe Vunoit, me ndërtesa e sheshe të ri-konstruktuara, ndërsa plazhet e Jalës dhe Dhërmiut me shëtitore dhe atraksione të reja.
Kryeministri Rama ka publikuar një video, duke lajmëruar se vitin e ardhshëm bregdeti Shqiptar do të jetë edhe më i bukur. /b.d