Vrasja e 33-vjeçares Liridona Ademaj Murseli mori kthesë ditën e djeshme, kur Policia e Kosovës arrestoi burrin e saj Naim Murselin, Granit Plavën e Kushtrim Kollakën, si të dyshuar për vrasjen e saj në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Pak orë para se të arrestohej, Naim Murseli mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Liridonës, ceremoni kjo që u krye në fshatin e tij.
Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të të njëjtit, familjarët e tij raportuan se kanë anuluar vizitat.
Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, duke shtuar se të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa të të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore.
/f.s