• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhëndri i Berishës ‘zhduket’ nga ekrani, PD nxjerr Zhupën: Kam pesë pyetje për inceneratorët!

by A R
25/08/2022 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jamarbër Malltezi nuk ka dalë më për inceneratorët ku bënte pesë pyetje çdo ditë. Partia Demokratike, përmes deputetes Ina Zhupa ka vijuar denoncimet për inceratorët, duke i bërë apel SPAK-ut që të mos heshtë më, por të veprojë dhe të ndalojë shkuarjen e milionave të tjera tek personat e shpallur prej vetë Gjykatës së Posaçme në kërkim ndërkombëtar:

Ja deklarata e deputetes së PD:

“Tentakulat e mega-aferës së inceneratorëve shtrihen në qytete më të mëdha të Shqipërisë, në stilin tipik të organizatave mafioze, në një skemë të kopjuar pikë e presje nga Camorra.

Nga Tirana në Elbasan dhe nga Fieri në Durrës. Qyteti bregdetar, i kapur prej një dekade nga një klan mizor, edhe pse nuk ka një incinerator është futur në vallen që hidhet mbi shpinën e taksapaguesve shqiptarë.

Edhe sot kemi pesë pyetje për të gjithë të interesuarit, përfshirë këtu ata pas Sakos dhe ata pas SPAK-ut:

1- Si ka mundësi që edhe pse parashikohej me vendim që do mbyllej Porto Ramano, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako nuk gjeti asgjë zgjidhje se ku do shkonin mbetjet për një vit e gjysmë?

2- A u la me qëllim që të shkaktohej katastrofë mjedisore në Durrës, që të gjendej zgjidhja te “incenetarori” që nuk ekziston i Tiranës?

3- Si ka mundësi që kamionët edhe mbetjet e Durrësit vinin përpara se të kishte një marrëveshje zyrtare dhe shkarkonin mbetjet në landfillin, inceneratorin fantazëm të Sharrës?

4- Si është e mundur që, duke pasur në planin lokal të menaxhimit të mbetjeve të Bashkisë Durrës 3 skenarë të mundshëm për menaxhimin e mbetjeve si Landifilli i Sukthit apo i Gjepalajt, u zgjodh skenari me koston më të shtrenjtë në inceneratorin fantazmë të Tiranës?

5- Kush i ka bërë negociatat nga ana e Bashkisë Durrës me Landfillin e Sharrës dhe kush ka qenë nga pala tjetër? Si është arritur pagesa përfundimtare, kur janë çuar mbetje me zero lekë përpara kontratës, duke e paracaktuar se cilën zgjidhje do të bënte Bashkia?

Ne do të ngulim këmbë, me pyetje dhe kërkesë llogarie deri kur dikush në SPAK të lëvizë dorën për ta vënë te plaga e 430 milionë eurove dhe tek përgjegjësit e vërtetë. Lefteri është në burg, por koka që qelbet vjedhje luan kryegardianin e përgjithshëm të Shqipërisë. Me firmën e tij ndodhin të gjitha”.

/a.r

Next Post
“Turp të keni ju që keni djegur mandatet”/ ‘Nxehet’ Meta: Lulzim Basha ishte i blerë, prandaj…

U tërhoq nga padia për gazetën austriake, Meta bën llogaritë: Avokati kushtonte 330 euro/ora! Kur të fitoja gjyqin do merrja pak lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In