• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhe politika tha: Të bëhet autoveting

by Çapajev Gjokutaj
14/09/2018 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj/

Vendi ishte vidh të vjedhim. Secili sipas sërës e sipas takatit. Sa më lart të ishe, aq më e madhe prokopia që lumi i korrupsionit ta nxirrte në breg.

Të bëhet veting për politikanët, tha opozita🤥 Le të bëhet veting për politikanët dhe për familjarë e tyre, u përgjigj aty për aty maxhoranca👺

S’qe parë e as dëgjuar ndonjëherë që elefantët e politikës të binin në një mendje tak-fak dhe, mbi të gjitha, pa çak e pa bam.

Doemos që ngazëllimi qe i madh. Aq i madh sa të kujtonte drithërimën që ngjallte dikur kënga ‘Me gëzim po shkoj në punë’🤪

2.

Të bësh veting, në popullorçe i thonë: të kalosh në sitë. Medemek dy partitë e mëdha kërkonin që lidershipi i tyre dhe të tjerë të sitiseshin.

Sita e vetingut do ndante krundet nga mielli, të lidhurit me krimin dhe ata që nuk justifikonin dot pasuritë do mbeteshin sipër e do përjashtoheshin nga mexhliset e parisë.

Problemi ishte se politika kishte tej mase shumë krunde dhe, sa më lart të ngjiteshe aq më të shumta e më buçkane ishin. Mbeteshin jo vetëm në sitën e miellit, por edhe në shoshën e rërës.

Këtu njerëzia filloi të dyshonte: pse po ia heqin vetes kolektivisht duke qenë mirë e tumirë, me poste e ofiqe, me pasuri e katandi, me vetura, shoferë e tufa servilësh🤔😉

Pastaj erdhi dyshimi kryesor: mirë vetingu që do bëhet, po kush do ta bëjë?Nga do vijnë ata burra e ato gra që do peshojnë parinë e politikës e do gjejnë ç’kanë prokopsur me djersë e ç’kanë mbledhur e vjedhur me fshesën e ofiqeve?

Në këtë pikë miletit iu kujtua historia e minjve. Maçoku po bënte kërdinë. E vranë mendjen të gjorët minj dhe gjetën një zgjidhje: t’i vinin këmborë rrezikziut. Kur t’u qasej do e dëgjonin e s’do të ziheshin apasëz. Gjetje e madhe, erdhi shpëtimi! Por si u hodhën një copë herë nga gëzimi, njeri pyeti: mirë këmbora, po kush do qaset te goja e maçokut që t’ia varë në qafë?

3.

Përrallat me veting mund të tirren hollë e të vazhdojnë gjatë. Por përvoja e deritanishme e vetingut në drejtësi dëshmon se ka një rrugë të thjeshtë që mund të funksionojë shpejt dhe me rezultat edhe për politikanët e korruptuar dhe të tjerë të këtij kallëpi.

Më shkoqur. Eshtë mbreslenës numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë kaluar dot sitën e vetingut. Shumica e tyre janë ndëshkuar se nuk justifikojnë dot pasuritë që kanë deklaruar gjatë vitesh në ILDKPKI. Këto të dhëna kanë qenë prej kohësh në sirtarët e këtij institucioni. Duket qartë se ILDKPKI nuk ka arritur dot të kryejë funksionet për të cilat është ngritur.

Në këto rrethana mjafton të bëhet një diagnostikim i thelluar rreth pyetjeve: pse ILDKPKI nuk i ka kapur këto që po kapin organet e vetingut, ç’e ka penguar dhe, sidomos, ç’ndryshime ligjore dhe institucionale duhen bërë që ky institucion të forcohet e të veprojë kundër gjithë atyre që nuk e justifikojnë dot pasurinë, politikanë a nëpunës të lartë qofshin. Në mos veproftë si sitë, të paktën si kërsërë, apo qoftë edhe si shoshë do funksionojë. Gjithsesi puna do i ketë duk dhe qar e kemi: ca krunde më pak në elitat drejtuese.

Me shpresë krijimi i SPAK-ut dhe i organeve të tjera, që synon reforma në drejtësi, do ta intesifikojë pastrimin e politikës. Po deri atëhere mund të fuqizohen e të funksionojnë siç duhet institucionet ekzistuese.

Propaganda që flet për veting pas vetingu, vetingje që do të përfshijnë atë e këtë plus këtë e atë, po kthehet në përrallë që bën të nënqeshin edhe kalamajtë.

Ndodh kështu për një arsye të thjeshtë: të ndërmarrësh turlilloj vetingjesh që po “propozohen”, i bie që gjithë shoqërinë, duke nisur nga institucionet më të larta e duke sosur tek mejhanet, ta shndërrosh në gjykatë. Diçka e ngjajshme me gërmërin shekullor të Kadaresë.

Next Post
Policia aksion në Lezhë, arrestohen 12 shoferë pasi thyen rregullat e qarkullimit

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person në mes të qytetit, pranga vlonjatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In