• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhe pastaj themi ore pse fiton Rama

by Myslim Murrizi
02/06/2025 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Myslim Murrizi

Meqenëse kisha kohë, po i hidhja një sy pothuajse të gjitha votave preferenciale nëpër njësi të ndryshme administrative të Qarkut Tiranë. Po marr si shembull njësinë Shëngjergj, meqë është pas malit të Dajtit dhe kufizon me Burrelin.

Nga 350 vota që ka marrë PD si forcë politike në këtë njësi, ajo që më bëri përshtypje është vota preferenciale me sens “politik” dhe “veresi” e kandidatëve të listës së hapur, si pasojë e “bindjeve” për individët që duan t’i përfaqësojnë.

Për katër kandidatët e parë më të votuar në listë nga 171 votues demokratë nuk mund të them asgjë, sepse mendoj që janë njerëz publikë, politikë dhe njerëz që mund të kenë lidhje miqësore apo njohje me votues të Shëngjergjit.

Por për të tjerët që kanë marrë gjithsej 112 vota, duke filluar nga 18–20 vota deri në 1 votë, po kanë qenë ndonjëherë në Shëngjergj? Dhe po ka ndonjë nga votuesit e Shëngjergjit që i njeh si fytyrë, apo i ka takuar ndonjëherë në jetën e tij si njerëz se si kandidatë, jo e jo të më varni mua mu në mes të Shëngjergjit.

Dhe pastaj themi: “Ore, pse fiton Rama mandatin e katërt!” Pooo ore pooo! Meqë nuk flisni drejt, se keni frikë se prishni “marrëdhëniet” me popullin!

Duhet thënë troç që sa kohë ne si popull votojmë qorrazi për 5 lekë të qelbura, e meritojmë të qeverisemi nga qelbësirat politikë që na blejnë 3 ditë para votimeve, njëlloj si gjë e gjallë në pazarin e Rrogozhinës.

Të votosh njerëz që nuk ua ke parë kurrë fytyrën, nuk ua ke dëgjuar kurrë zërin, nuk u ke dhënë kurrë dorën, nuk ke asnjë lidhje miqësore, shoqërore, gjaku apo krushqie; nuk di çfarë janë, nga vijnë, ku punojnë e çfarë përfaqësojnë si njerëz është njëlloj si ta hedhësh votën në sifon të halës për një thes miell apo për 50 mijë lekë të vjetra.

Tani më jepni leksion e më bëni moral, duke më komentuar se nuk është e vërtetë kjo, duke më sajuar artifica për të justifikuar votimin me stomak të një pjese jo të vogël të shqiptarëve.

Jam i gatshëm t’jua paguaj autobusin me të gjithë kandidatët që kam rrethuar me rreth të kuq, e t’i sjell në mes të Shëngjergjit, duke lajmëruar të gjithë votuesit e kësaj njësie e t’i pyesni një për një se kush është kandidati që kanë votuar. Dhe po e njohën ose po e mbajtën mend, unë do “varem” në mes të Shëngjergjit.

Pothuajse njëlloj janë edhe jo pak njësi të tjera si Vora, Preza etj., se mos duket sikur po ju bëj gjyqin Shëngjergjit.

Next Post
Kreu i FRPD jep “lajmin e madh”: “De facto” non grata e Berishës është hequr, “de jure është çështje ditësh

“Po mbledhim prova për farsën”, Xhaferraj: Licencat për kanabis, shpërblim për bandat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In