Muskujt i ka si të “Hulkut”, veshjen si të “Spidermanit”. Por për dallim nga këta të dy, në brez mban pistoletën. Nuk fluturon e as nuk shndërrohet në përbindësh. S’ka ndonjë superfuqi. Por kjo nuk është e vetmja që e dallon: në gjoks mban shqiponjën. Ai është i shkathët dhe i shpejtë. Qëllimi i tij është që t’i mbrojë njerëzit e qytetit të tij, Prizrenit, dhe këtë e bën duke ndaluar gupet kriminale në vend. Meritor për këtë personazh është Gani Sunduri, artisti i stripit që ka krijuar heroin e parë të maskuar shqiptar, “Shqiponjën”. Dy episodet e para të këtij strupi, të cilin e realizoi në vitin 2000, i botoi në gazetën “Koha Ditore” në shtojcën asokohe të quajtur “Vizatori”. Ky personazh është i veshur me kostum të kuq, ndërsa maskën dhe çizmet i ka të zeza. Është personazhi i stripit me po të njëjtin emër, i cili së shpejti do të botohet edhe në Francë, nga shtëpia botuese “Delcourt”, shkruan Koha Ditore.
E “Shqiponja” është vetëm një prej personazheve shqiptare që Sunduri ka krijuar. Në mesin e tyre është edhe Skënderbeu. Tani po punon në stripin “Thesari i Davidit”, i cili po ashtu do të botohet në “Delcourt”.










