• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhe dy ushtri të vogla, të dyja shqiptare, një tjetër në mes

by Frrok Çupi
11/08/2021 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Çfarë po ndodh? Ngjarje me ushtri po ndodhin sot, dje e pardje…, domethënë këto tre a katër ditë:

…Dy ushtri, në të njëjtin mision- për shuarjen e zjarrit në Lak të Thive; të dyja shqiptare. Fshehur nëpër shkurre rri një ushtri tjetër piroteknike që ndez zjarre të qëllimshme.

Dy ‘ushtri’ shqiptare gazetarësh shajnë njëri tjetrin, njëra andej nga Kosova e tjetra këndej. Të thuash të vërtetën- ata në Kosovë shajnë më rëndë e trashë… Dy ushtri ‘artistësh’  në të dy anët, njëra lufton që të ndalojë e tjetra të lejojë kantautorin boshnjak me famë ndërkombëtare, Bregoviç. Disa nga këta ushtarë, edhe pse këngëtarë ‘majë krahu’ i bëjnë isharete artistit të Rock-ut: ‘Pa peja- peja pak e matemi bashkë!’. Budallallëk me okë!, një rapsod i stilit ‘majë krahu’ do të matet me zhanrin  ‘rock’ e ‘jazz’ që sollën kthesa në qytetërimin botëror. Sapo kemi lënë pas kohën e trishtë kur ‘ushtria’ e klasës punëtore edukonte artistët.

Prapa dhe para të gjithash qëndrojnë dy ushtri politike, të dyja shqiptare, njëra në Kosovë e tjetra në Shqipëri, që kanë dylbi të ndryshme. Ata në Kosovë e shikojnë më mirë horizontin kur vënë gardhe e mure, ndërsa këtu shikojnë në mirë ‘të hapur’. Në fakt nuk e kanë punën te ‘Hapja’. Qysh prej fillesës së Reformës në Drejtësi, këtu në Tiranë, grupimi i Albin Kurtit ka nisur shantazhin ndaj shqiptarëve, me qëllim që të mos lejojë funksionimin e Drejtësisë.

Dhe një ushtri tjetër, e përbashkët shqiptare, që po bëhet gati me paramilitarë për t’u hakmarrë kundër Drejtësisë dhe prezencës së Amerikës në Shqipëri, nëse këtu guxojnë e dënojnë korrupsionin. ‘”Legjenda” le të jetë i korruptuar dhe le të jetë minues i demokracisë, e kena prej katundit tonë! Ne e mbrojmë!’- ky është motivi.

Dhe një ushtri e madhe, vetëm kjo nuk është shqiptare, qëndron përballë. Ushtria Amerikane, pas stërvitjes së njohur e më e madhja në Evropë ‘Defender Europe 21’, ka lënë në vendin tonë rreth 800 ushtarakë. Por ndërkohë, bash sot u njoftua se Amerika dhe Shqipëria kanë arritur marrëveshjen nga e cila pritet që vitin e ardhshëm të ndërtohen tri baza Amerikano-Shqiptare në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjellin në Shqipëri 120 avion ushtarakë, 10 mijë autoblinda si dhe lloje të ndryshme mjetesh.

“Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA dhe NATO-s. Në Shqipëri tashmë kanë arritur 33 helikopterë Apach. Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkani kundër ndërhyrjes së Rusisë”, u njoftua sot.

… Të gjitha ushtritë kanë lidhje me njëra tjetrën; ose- ekzistojnë për shkak të njëra tjetrës.

Vetë ushtria amerikane ndodhet këtu për shkak se kërcënojnë dy ushtritë e tjera ilegale. Amerika është presente të ruajtur stabilitetin dhe për të mos lejuar paramilitarinë rajonale.

Prej ditësh po flitet për organizata paramilitare që bëhen gati si në territorin e Kosovës edhe të Shqipërisë për të krijuar terror, trazira dhe tension në momentin kur Kuvendi të mos pranojë Berishën në ulëse si deputet; ose edhe më keq- sikur SPAK të vërë nën akuzë të korruptuarit e mëdhenj, autorët e Gërdecit, të 21 Janarit, të eliminimeve politike, të vitit ’97…  Qysh në zgjedhjet e 25 prillit ishte shfaqur frika se organizma paramilitare mund të shkaktonin rrënimin e procesit. Edhe për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, nga PD e LSI, ishte bërë thirrje e hapur militare që të mos lejohej të zhvillohej procesi i votimit.

Në kulmin e atij ‘trimërimi’ luftarak, presidenti Meta- edhe si pjesë e opozitës-, deklaroi se kishte informacione se ‘nga Kosova mund të ndërhynin trupa paramilitare’. Rrekjet e kryeministrit të ri, Kurti, për të nxitur përçarje me Shqipërinë, janë bazuar mbi lidhjet e ngushta me Berishën dhe Metën; vetë Kurti ka  ndërhyrë në punët e politikës së shtetit tjetër duke synuar që të krijojë vatra tensioni dhe grupime militante.

Në vitin 1997, paramilitarë nga Kosova, sidomos nga ushtria fraksioniste FARK, u panë e u rezistuan deri në Vlorë.

Në këto momente, para se të vijë shtatori, po përdoren të gjitha mjetet, qoftë edhe mjete periferike me ‘militarinë’, si arti apo politika. ‘Ushtria’ që i sulet artistit boshnjak për të mos e lejuar që të këndojë në Korçë, padyshim që nuk e ka punën me këngën, as me Goranin; puna është që të ndizen zjarre për në vjeshtë.

… Kështu, një pas një ndodhen, në këtë të nxehtë, të gjitha ushtritë. Prandaj ndodhet këtu edhe vetë ushtria dhe prezenca amerikane; shpresa dhe garante e stabilitetit që tentojnë ta cenojnë dy ushtri të vogla shqiptare që luftojnë Drejtësinë. Kësaj here- çmendurisht- si kurrë më parë.

“Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA dhe NATO-s. Në Shqipëri tashmë kanë arritur 33 helikopterë Apach. Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkani kundër ndërhyrjes së Rusisë”, u njoftua sot.

Të tjerat janë anash.

Next Post
Tentuan arratisjen, izolohen për 90 ditë Çekaj, Pjetri dhe Çepele

Tentuan arratisjen, izolohen për 90 ditë Çekaj, Pjetri dhe Çepele

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In