Me afrimit e ditës së zgjedhjeve që përkojne në në një situatë pandemie, ISHP po harton një prokoll specifik për masat që do të zbatohen më 25 prill ku përveç distancës e desinfektantëve parashikohet ti matet temperatura zgjedhësve.
Epidemiologu Artan Simaku shpjegon se në zonat ku ka pasur grumbullime elektorale pritet rritje e rasteve me COVID.
“Për ditën e zgjedhjeve janë hartuar protokolle specifike për mënyrën e votimit, për respektimin e masave. Për ditën e zgjedhjeve janë këto masat që dihen pra respektimi i masave, distanca, matja e temperaturës, prania e dezifektantëve, pra asgjë e veçantë në lidhje me ato që dihen”-u shpreh epidmeiologu Artan Simaku.
Ndonëse shifrat e infektimeve me COVID kane qenë në ulje, është vërë re dhe ulje në numrin e testimeve që kryhen ne laboratorë. Kjo thotë Simakut vjen pasi është ulur kërkesa për testime.
“Masat duhet të respektohen jo vetëm ne ditën e zgjedhjeve por edhe në këtë periudhën para zgjedhore. Padyshim që do të kemi rritje të shifrave sidomos në zonat ku kanë ndodhur këto grumbullime, në ato qytete ku kanë ndodhur këto grumbullime në mënyrë të sigurtë pritet rritje e rasteve”-tha epidemiologu Simaku.
Tendeca në ulje e infektimeve sipas ekspertëve pritet të vijojë dhe në muajt e ardhshëm, ndërsa deri në verë pritet që vendi ynë të ketë arritur një % të madhe imunizimi qoftë nga imunizimi natyral ashtu dhe prej vaksinës.
g.kosovari