Ushtria opozitare siriane hasi në një numër të madh të dezertorëve nga radhët e Shtetit Islamik në pjesët veriore të Alepos. Fraksionet e luftëtarëve rebel po koordinohen me luftëtarët të cilët duan të ikin nga radhët e Shtetit Islamik (ISIS), e tërë kjo si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme të koalicionit perëndimor ndaj pozicioneve të ISIS’it në Aleppon verior, ku qindra militantë janë vrarë dhe plagosur gjatë disa ditëve të fundit.
Burimet në terren thonë se kontaktet mes fraksioneve të opozitës dhe xhihadistëve janë intensifikuar gjatë muajve të fundit, e cila rezultoi në dorëzimin e 40 ushtarëve të ISIS’it tek rebelët sirianë. Kohët e fundit, rreth 200 xhihadistë në Raka u bashkuan me qytetarët në revoltën kundër terrorit të Shtetit Islamik.