• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dezertoi dhe u arratis drejt Jugut, plagoset ushtari koreanoverior

by A R
13/11/2017 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ushtar i Koresë së Veriut, i vendosur në zonën e demilitarizuar të ruajtur nën masa të rrepta, bëri një veprim të guximshëm gjatë së hënës. Ai dezertoi duke u larguar për në Korenë e Jugut. Por gjatë tentativës u qëllua dy herë në trup. Lajmi është konfirmuar nga ushtria e Seulit, e cila gjeti ushtarin e plagosur në zonën e sigurisë së përbashkët, 25 minuta pasi kishte ndodhur ngjarja. Tashmë ai është mjekuar në një spital ushtarak për plagët e marra.

“Ushtari kaloi nga postoblloku i Koresë së Veriut drejt Shtëpisë Tonë të Lirisë”, shkruhet në një deklaratë të ushtrisë së Koresë së Jugut. Është e paqartë se cilat janë shkaqet që detyruan ushtarin të arratisej për në Jug. Ushtria e Koresë së Jugut tha se ishte i paarmatosur dhe kishte veshur një uniformë luftarake për një ushtar të rangut të ulët.

Forcat e Seulit, të cilat qëndrojnë përballë atyre të Penianit, bënë me dije se nuk ka pasur konflikt të armatosur pas incidentit. Por shprehen se janë në gjendje alarmi për një provokim të mundshëm nga Koreja e Veriut.

Ndërkohë, rreth 30 mijë koreanoveriorë janë arratisur për në Korenë e Jugut që prej mbarimit të luftës Koreane. Sipas një vlerësimi, rreth 1 mijë persona arratisen çdo vit nga regjimi i ashpër i liderit Kim Jong-Un. Por kalimi në zonën e demilitarizuar, është një gjë e rrallë, pasi është shumë e rrezikshme. Kjo zonë është e mbushur me mina, tela me gjemba dhe mbikëqyret me ushtarë që mund të gjuajnë me mitralozë./a.m.

Next Post
Zbulohen vullkanet e lashtë, krateret ndodhen deri në 3200 m nën ujë

Zbulohen vullkanet e lashtë, krateret ndodhen deri në 3200 m nën ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In