• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Deutsche Welle” reportazh për tragjedinë në Thumanë: Tmerr, frikë dhe shpresë

by Java News
27/11/2019 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fshati Thumanë është më i prekuri nga tërmeti i fuqishëm. Atje mbretërojnë dhimbja, frika dhe shpresa për të shpëtuar të mbeturit nën gërmadha, njofton Ani Ruci, e cila ka vizituar këtë fshat. Duartrokitje në turmat e banorëve të Thumanës, kur nga rrënojat ekipet e emergjencës shpëtojnë një jetë, lot kur publikohet lajmi se një jetë tjetër është marrë nga tërmeti.

Që të afrohesh tek rrënojat duhet të kalosh disa kordonë policie, që ruajnë banorët e Thumanës, gazetarët dhe vullneratët e Kryqit të Kuq nga rreziku i aksidenteve prej rrëzimit të plotë të banesave të dëmtuara. Punohet me eskavatorë për të hequr blloqe betoni. Pastaj gërmohet me kujdes me dorë, që mos dëmtohen të mbeturit në rrënoja. Një burrë me lot në sy dhe zëdridhur ka shpresë të rishohë gruan dhe djalin e tij të vetëm. Ai tregon se dolën të tre nga hyrja e tyre në katin e tretë, por papritmas djali dhe gruaja u zhdukën kur nën këmbët e tyre gjithshka e përpiu tërmeti.

Në pasditën e vonë të ditës së tërmetit, (26.11) Artur Bushi, kryetar i Bashkisë së Krujës, ku bën pjesë edhe fshati Thumanë, nxiton për të organizuar strehimin e përkohshëm të banorëve në fushën e sportit dhe furnizimin e tyre me ushqime.

“Jemi përqendruar të shpëtojmë jetën e atyre që janë ende gjallë nën rrënoja. Kemi filluar punën që në momentin e parë kur ra tëmeti me të gjitha mundsitë, me angazhimin e gjithë instancave të shtetit, në nivel qëndror dhe lokal. Ndihmat vijnë nga Kosova dhe vendet fqinjë. Banorët, bizneset lokale, po na japin një ndihmë të madhe, me mjete, me njerëz. Do vendosim tenda në fushën e sportit për familjet që tërmeti u ka shembur ose dëmtuar banesat, do furnizojmë me shtretër, mbulesa, me ushqime dhe do sigurojmë shërbimin shëndetësor. Do të punojmë tërë kohën për të kërkuar në rrënoja njerëzit që mund të jenë gjallë. Do ndalojmë vetëm kur rrënojat t’i kemi hapur dhe kontrolluar tërësisht. Shpresojmë të gjejmë njerëz që janë ende në jetë”, thotë për DW, Artur Bushi.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq nxitojnë të japin ndihmën e tyre kur policia i lejon të kalojnë, sa herë që nga rrënojat nxirret dikush. “Jemi këtu që në mëngjes, kemi ardhur nga Durrësi vullnetarë. Po ndihmojmë të nxjerrim njerëzit nga rrënojat dhe di të qëndrojmë derisa të kontrollohen të gjitha gërmadhat e banesave të rrëzuara”, thotë Ditjon Kurti, vullnetar nga Durrësi.

Tmerr dhe frikë nga vazhdim i tërmeteve

Kur mbrëmja bie, në fushën e s portit janë ngritur çadrat. Banorët që nuk kanë të afërm në rrënoja po sistemohen. Familja Torocini ka banuar në katin e fundit të ndërtesës më të dëmtuar të Thumanës, atje ku punohet pa pushim për të nxjerë të gjallët dhe gjetur ata që nuk i kanë mbijetuar rrëmbimit nga tërmeti. Për fat gjithë familja ka shpëtuar. Ibije Torocini, nënë e dy fëmijëve të vegjël tregon për DW: “Jemi të tronditur, fëmijët akoma dridhen. Po flinim kur ra tërmeti. Tundej gjithë pallati. Zgjova fëmijët dhe bashkë me bashkëshortin shkuam tek dera e hyrjes tonë. Por atë e kishte bllokuar dollapi i enëve. Kur po përpiqeshim ta hiqnim dëgjuam një zhurmë të madhe: depozita e ujit kishte çarë betonin e tarracës, çatinë e hyrjes tonë dhe kishte rënë në mes të dhomës. Hapëm derën dhe vrapuam me sa fuqi kishim, dolëm jashtë. Pak minuta pasi kishim dalë – pallati u shemb”, tregon Ibija.

Edhe familja e Klevis Toçit ka qënë me fat. “Kemi kaluar një tmerr, tmerr të paparë, gjithçka tundej. Kam marrë me shpejtësi familjen dhe kam dalë jashtë, kur ende lëkundjet vazhdonin. Arrita të shpëtoj. Shumë fqinjë të mi nuk arritën.. lutem që të jenë gjallë”, thotë ai për DW.

Solidaritet i jashtëzakonshëm me të prekurit nga tërmeti.

Banorët eThumanës janë ende të tmerruar dhe me frikën e tërmeteve të tjera. Kryetari Bashkisë, Artur Bushi, i ka njoftuar për marrveshjen e qeverisë me hotelet në Durrës dhe Lezhë ku ata do të strehohen së shpejti dhe ku fëmijët do të kenë mundësi të vazhdojnë shkollën. Në fatkeqësinë e tyre duket se i ngroh solidariteti i jashtzakonshëm i gjithë komunitetit, angazhimi i strukturave qeveritare, ndihma e shpejtë nga Kosova, Mali i Zi, Greqia, Turqia, Gjermania, Franca, SHBA… Në dhimbjen për të dashurit e tyre, që tërmeti u morri jetën, merr pjesë Shqipëria dhe Kosova, që kanë shpallur ditën e sotme, (27 .11) Ditë Zie Kombëtare.

Kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë paraqiti arësyet pse shpalli vetëm ditën e sotme. “”Do të kishim dashur 3 ditë zie kombëtare. Dy ditët më të rëndësishme të kalendarit, 28-29 Nentori nuk mund të jenë ditëfestive. Por nuk mund të imagjinohet flamuri shqiptar në gjysmë shtizë në 28 dhe 29 nëntor, është një normë e afirmuar, se asnjëherë në ditët kombëtare të vendeve, nuk mund të ketë zi. Sepse janë ditë që kanë brenda një kujtim të jetëve të dhëna për atdheun.”

Rama tha se 28 dhe 29 nentori sivjet do shihen si “dy ditë solidariteti kombëtar, ku respekti për të shkuarën që ato mishërojnë të njehsohet me kontributin e gjithkujt që mund të ndihmojë”.

Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur sot nga qeveria, e kërkuar edhe nga lideri i Parisë Demokratike Basha, është një tregues i vlerësimit për të rikuperuar dëmet sa më parë. Qytetarët nga gjithë Shqipëria po kontribojnë në llogaritë e hapura për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti . Qendrat e koordinimit të ndihmave po mbledhin nga popullsia gjërat e nevojshme për familjeve e dëmtuara. /DW/

Next Post
Shkon në 32 numri i viktimave të tërmetit, nxirret trupi i pajetë i Kastriot Cakonit

Shkon në 32 numri i viktimave të tërmetit, nxirret trupi i pajetë i Kastriot Cakonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In