• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deutsche Welle pohon: “Ishte takim tmerrësisht i keq” në Bruksel!

by Java News
02/02/2017 07:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë ku ishin përfaqësuesit më të lartë të vendeve, presidentët Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikoliç, si dhe kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, nuk dolën fare para gazetarëve.

Burimet e Deutsche Welle thonë se takimi ka dështuar në tërësi dhe nuk ka pasur asnjë rezultat.

Në fakt, përveç takimeve bilaterale me ndërmjetësuesen e Bashkimit Evropian në dialog, Federica Mogherini dhe një fotografie të bërë pak a shumë vetëm për hirë të nikoqirëve dhe opinionit, mes delegacioneve nuk ka pasur asnjë bisedim serioz, sepse pozicionet janë krejtësisht të kundërta.

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, Mogherini kumtoi se së bashku me presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, është mbajtur edhe një takim i nivelit më të lartë në dialogun për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Takimi ka qenë vazhdimësi e dialogut që kemi pasur me 24 janar. Unë jam e inkurajuar me angazhimin kontruktiv të të dy palëve. Ky takim dhe angazhimi i tyre do të kontribuojnë për uljen e tensioneve”, kumtoi Mogherini duke shtuar se puna do të vazhdojë në këtë drejtim.

„Dialogu është një proces shumë i rëndësishëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për rajonin dhe Bashkimin Evropian. Progresi në normalizimin e raporteve është çelësi për paqë dhe përparimin e këtyre vendeve në procesin e integrimeve drejt BE-së. Kjo është esenciale për Evropën dhe stabilitetin në rajon”, pohon Mogherini. Sipas saj, palët kanë konfirmuar se janë të përkushtuara të punojnë së bashku në dialog. Mogherini ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit, por sipas burimeve tona, takimi I përbashkët pothuajse nuk ka ndodhur fare.

Ishte e paraparë që pas takimeve bilaterale të delegacioneve me Përfaqësuesen e lartë të BE, të mbahet edhe një darkë e përbashkët. Kjo darkë nuk është mbajtur farë. Megjithë premtimet në prag të takimit, se palët janë të gatshme për vazhdimin e dialogut konstruktiv, bisedimet kanë dështuar në tërësi.

“Takimi ishte tmerrësisht i keq dhe pa asnjë rezultat”, thotë për Deutsche Ëellen një burim diplomatik në Bruksel, në kushte anonimiteti.

Deklaratat në fillim të takimit ishin krejtësisht të kundërta për çështjen elementare: statusin e Kosovës. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar në prag të takimit se palët kanë rënë dakord që të “ulen tensionet”. Në mëngjesin e ditës së mërkurë, ai ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç. Megjithatë, duket se palët nuk janë të gatshme të lëvizin nga qëndrimet për çështjen kryesore – statusin e Kosovës.

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç tha në prag të takimit se pozicionet e delegacioneve janë krjetësisht të kundërta. “Ata thonë se Kosova është e pavarur, ndërsa ne mendojmë se ajo është pjesë e pandashme e Serbisë, dhe nga kjo kurrë nuk do të heqim dorë”, theksoi Nikoliç duke shtuar se „Serbia nuk do të flas me askend për pavarësinë e Kosovës”.

Pala serbe ishte e interesuar të fliste për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nikoliç tha madje se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të kërkojë nga Prishtina të gjitha ato që kërkon Prishtina nga Beogradi.

Në pyetjen e DW nëse kjo do të thotë se ky Asociacioni do të kërkojë pavarësi, pasi Kosova e konsideron veten si shtet të pavarur, Nikoliç u përgjigj: “Po, do të kërkojmë pavarësi nga Prishtina, nëse Prishtina mendon se mund të jetë e pavarur nga Beogradi.”

Palët nuk kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut dhe nuk kanë caktuar ndonjë datë se kur mund të takohen sërish, përgatiti Blic. (b.an)

Next Post
Tani radha e hakerave serbë. Futen te faqja e AAK-së: “Haradinaj është vrasës!”

Tani radha e hakerave serbë. Futen te faqja e AAK-së: “Haradinaj është vrasës!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In