• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deutsche Welle dhe korrespondentët gjermanë të luftës së Kosovës

by Enver Robelli
23/03/2019 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» kritikon një shkrim tendencioz të redaksisë serbe të Deutsche Welles.

Nga Enver Robelli

Në prag të 20-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë jo vetëm mediat e Beogradit janë mobilizuar për të treguar «të vërtetën serbe». Funksionari serb për çështjen e Kosovës, Marko Gjuriqi, e ka vënë në dyshim masakrën e Reçakut dhe njëkohësisht ka lavdëruar librin «Gjykatësja në luftë dhe paqe» të Danica Marinkoviqit, e cila paskësh hetuar «rastin e Reçakut» dhe zbuluar gjoja të vërtetën.

Për gjeneratat e reja: Danica Marinkoviq ka qenë një gjykatëse në shërbim gjunjëzues ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe në vitet ’90 detyrë parësore e saj ka qenë të dënojë shqiptarë me procedurë sa më të shpejtë dhe në mënyrë sa më arbitrare. Për librin e Danica Marinkoviqit kanë shkruar sidomos mediat proqeveritare dhe bulevardeske serbe. Gjuriqi ka thënë se do të angazhohet që libri të përkthehet në anglisht.

Por në përpjekjen për të interpretuar luftën e Kosovës është këqyur edhe Deutsche Welle, më saktë redaksia në gjuhën serbe. Një gazetar i saj ka zbritur në arkiva dhe ka nxjerrë nga atje citate të teksteve të korrespondentëve të mediave gjermane nga Ballkani. Nën titullin «Si u shtypën bombat» që në hyrje të tekstit thuhet: «Para 20 vitesh gjermanët u vërsulën në luftën e parë që nga Hitleri – në bombardimin e Jugosllavisë. Atje i shoqëruan komentatorët luftënxitës të gazetave».

Gazeta gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ) e ka quajtur të çuditshme këtë qasje të Deutsche Welles. Në një shkrim të botuar të shtunën korrespondenti për Ballkan Michael Martens pyet: «A mund të kuptohet ndryshe një titull përveç se para 20 vitesh ‘komentatorët luftënxitës’ paskëshin shkaktuar një luftë me penat e tyre?» Po ashtu FAZ kritikon edhe ndërlidhjen që bëhet mes Hitlerit dhe pjesëmarrjes gjermane në luftën e NATO-s kundër Serbisë, që shërben si insinuatë për një kontinuitet nga viti 1945 deri më 1999.

Kush janë gazetarët që njollosen si luftënxitës? Në tekst përmenden tetë emra: Matthias Rüb, atëbotë korrespondent i FAZ për Ballkan, Norbert Mappes-Niediek (citohet një tekst i tij në «Die Zeit»), Stephan Israel («Frankfurter Rundschau»), Andrej Ivanji («taz»), Walter Mayr («Spiegel»), Cyrill Stieger («Neue Zürcher Zeitung») dhe Peter Münch e Josef Joffe («Süddeutsche Zeitung»).

Problemi i tekstit të Deutsche Welles është se nuk arrin të prezantojë asnjë fakt se këta gazetarë kanë shkruar tekste «luftënxitëse». Gazetarët e përmendur më 1999 kanë analizuar, raportuar, përshkruar, mbase edhe mund të kenë gabuar ndonjëherë, nënvizon FAZ, por ata nuk kanë nxitur luftën. A mund të quhet «luftënxitës» konstatimi se Sllobodan Millosheviqi mund të ndalet vetëm me forcë – duke pasur parasysh luftërat në Bosnjë dhe Kroaci, shkatërrimin e Vukovarit, masakrën e Srebrenicës dhe krime të tjera?

«Nga korrespondenti për Gjermani i televizionit shtetëror serb RTS menjëherë është lavdëruar ‘puna madhështore gazetareske’ e Deutsche Welles. Kjo nuk është befasi, nëse e dini se RTS mbështet plotësisht kursin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili më 1999 ka qenë ministër për informacion i Millosheviqit», përfundon «Frankfurter Allgemeine Zeitung».

 

 

 

Next Post
Kongresi i PS (Live), sfida e maxhorancës: Jemi të vetmit që mund të drejtojmë vendin!

Kongresi i PS (Live), sfida e maxhorancës: Jemi të vetmit që mund të drejtojmë vendin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In