• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deutsche Welle: Debati televiziv i republikanëve

by
09/08/2015 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deutsche Welle: Debati televiziv i republikanëve

Ndoshta ai është personi dominant në titujt e gazetave, por nga ana përmbajtësore ai nuk mblodhi pikë. Donald Trump, i cili ka qenë deri tani përpara në anketime, tregon dobësi

Ylli i Donald Trumpit është në rënie. Për javë të tëra ai drejtonte në sondazhe midis kandidatëve presidencialë republikanë. Para së gjithash, sepse ai kapi në mënyrë jokonvencionale një temë, që ka rëndësi për shumë amerikanë: migrimin ilegal. Por në debatin televiziv të kandidatëve republikanë ai nuk qe në gjendje të ofronte vërtet një zgjidhje për këtë problem. Edhe në çështje të politikës së jashtme ai shpërndan gjëra më se të njohura. Egoja e tij mund të jetë aq e madhe sa një aeroplanmbajtëse amerikane. Por kjo nuk mjafton për t’i bindur të tjerët. Çfarë shansi i humbur! Asnjë politikan tjetër nuk pati në dispozicion më shumë kohë për të folur nga televizioni mikpritës dhe askush nuk e shfrytëzoi këtë kohë më keq se miliarderi i New Yorkut. Në garën për në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi i la pas kulmet e suksesit të tij.

Me sharmin e një kapëseje aktesh

Pyetja që shtrohet tani është vetëm një: kush do të përfitojë nga kjo situatë? Ndoshta Jeb Bushi, i cili në sondazhet e deritashme zë vendin e dytë midis kandidatëve republikanë? Në debatin televiziv ai nuk bëri gabime të mëdha dhe gjithsesi korri sukses duke tërhequr vëmendjen. Më tepër jo. “Jeb” flet bindshëm kur bëhet fjalë për temën e edukimit ose për politikën ekonomike. Megjithatë, në skenën gjigande në Cleveland të shtetit federal Ohio ai dukej si i humbur. Bushi ka sharmën e një kapëseje aktesh. Në epokën mediatike nevojitet më tepër për të fituar.

Krejt ndryshe u paraqit senatori Marco Rubia nga Florida. Ai u paraqit si alternativë rinore përballë konkurentëve shumë më të mëdhenj në moshë. Ai ishte gjithë energji, kthente përgjigje shpejt, fliste me shpejtësi dhe pa e mbërthyer vështrimin në skedën me shënime – si disa kandidatë të tjerë. Rubio me siguri që fitoi disa pikë të tjera me këtë dalje televizive. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për guvernatorin e Ohios, John Kasich. Ai u prezantua si alternativë e moderuar. Jo si një njeri që polarizon, si kandidatët e tjerë, por si njeri që mbledh së bashku njerëz me pikëpamje të ndryshme.

Mungon një kandidat i fortë

Trishtuese për republikanët është që ata nuk kanë asnjë kandidat që të kryesojë vërtet. Nuk e kanë atë as pas debatit në Ohio. Në përgjithësi, debutimi i kandidatëve presidencialë republikanë i ngjajti më shumë një provimi gojor shkollor se një debati midis politikanëve, të cilët duan të bëhen presidentë. Të gjithë kandidatët recituan shprehjet e mësuara përmendsh, herë me më shumë, herë me më pak pasion. Tani, në krye të fushatës elektorale interesi kryesor i tyre është të shmangin gabimet. Shumica e arriti këtë. Ky debat do të pasohet nga debate të tjera. Toni pritet të ashpërsohet. Hillary Clintonin, kandidaten e mundshme të demokratëve kjo duhet ta gëzojë./DW/

Miodrag Soriç,

shef i zyrës së Washingtonit

Next Post

VIDEO/ Princi arab teston veten, varroset i gjallë për 20 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In