• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Detyrimet e mëdha, Albpetrol i merr TransAtlantikut vendburimet

by A R
26/01/2017 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqëria shtetërore e naftës, Albpetrol sh.a ka nisur procedurën për marrjen në dorëzim të vendburimit të naftës Gorisht-Kocul, nga kompania TransAtlantik Albania. Në ditët në vijim pritet të fillojë edhe procedura për marrjen në dorëzim të vendburimit Cakran-Mollaj. Veprimi është kryer në zbatim të urdhrit të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Ministria e Energjisë që prej datës  07.12.2013 ka rolin e përfaqësuesit të aksionerit shtet në shoqërinë e naftës.

Arsyeja e marrjes së këtyre dy vendburimeve nga kompania koncesionare është mos përmbushja e detyrimeve kontraktuale ku ndër më kryesoret është krijimi i një detyrimi të madh financiar kundrejt Albpetrol sh.a. Ky detyrim kap shifrën 20 milionë dollarë, pjesa thelbësore e të cilit është krijuar gjatë viteve 2008-2013.

Urdhri i ministrit Gjiknuri autorizon Albpetrol sh.a të marrë në dorëzim të dyja këto vendburime dhe të nisë punën për shfrytëzimin e tyre. Ky Vendim i Ministrit Gjiknuri është marrë edhe për arsye se dy Vendburimet në fjalë, për efekt te detyrimeve ndaj të tretëve apo mos pagesës së faturave të energjisë elektrike, kanë qenë të ndalura prej më se një muaji duke sjellë përveç humbjeve ekonomike edhe një rrezik potencial për ambientin dhe jetët njerëzore në afërsi të tyre.

Kjo është hera e parë që Albpetrol vendos të ndërhyjë për rimarrjen para përfundimit të afatit të një vendburimi të naftës, i cili shfrytëzohet në marrëveshje partneriteti nga kompanitë private. Tashmë vendburimet e Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt, dy pasuri shumë të rëndësishme naftëmbajtëse, do t’i rikthehen shoqërisë shtetërore, e cili do t’i shfrytëzojë vetë dhe i gjithë fitimi do të kalojë në buxhetin e shtetit. Në 10 vitet e fundit, që kur kanë filluar të aplikohen marrëveshjet me ndarje prodhimi mes Albpetrol dhe Shoqërive Private, Albpetrol ka qenë e vetmja shoqëri që ka deklaruar dhe paguar tatim fitimi në buxhetin e shtetit.

Procedura për prishjen e marrëveshjes hidrokarbure me shoqërinë TransAtlantik Albania ka nisur rreth një vit më parë. Më datë 10.02.2016 i është dërguar shkresë kompanisë duke e informuar që ka shkelur marrëveshjen duke mos realizuar investimet e kërkuara si dhe ka krijuar një borxh shumë të madh ndaj shtetit shqiptar. Përmes kësaj shkrese i është kërkuar që të korrigjojë në mënyrë thelbësore shkeljet materiale brenda gjashtë muajve për detyrimet financiare që i ka akumuluar kundrejt Albpetrol sh.a për vendburimet Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul.

Pas përfundimit të afatit 6-mujor të përcaktuar në aktmarrëveshje, kompania nuk kreu korrigjimet përkatëse dhe as nuk u angazhua që të propozojë një plan me afate të përcaktuara për t’i korrigjuar këto shkelje. Për pasoje Albpetrol sh.a dërgoi shkresë për mbylljen e marrëveshjes hidrokarbure për të dy vendburimet.

Marrëveshja Hidrokarbure parashikon që prishja të bëhet efektive pas 120 ditëve, afat i cili është përmbushur gjatë muajit Janar 2017. Albpetrol shprehet se ka qene i gatshëm edhe gjatë periudhës 120 ditore që ta ndërpresë procedurën e marrjes në dorëzim nëse kontraktori do të kryente veprime konkrete për uljen e borxhit.

Ditën e djeshme, në orën 12:00, grupi i punës për marrjen në dorëzim të vendburimeve filloi procedurën e marrjes në dorëzim të puseve në të dy vendburimet. Të gjithë puset kanë qenë më parë në pronësi të shoqërisë Albpetrol pasi shoqëria TransAtlantik, e cila më parë ka mbajtur emrin Stream Oil and Gas, nuk ka shpuar asnjë pus të ri gjatë 10 viteve të kohëzgjatjes së kësaj kontrate. Gjithashtu, nën mbikëqyrjen dhe bashkëpunim e doganës së Vlorës u krye vulosja e depove (magazina fiskale). Në vendburim u gjet një sasi e vogël nafte bruto, e cila do të kalojë në pronësi të Albpetrol për efekt të uljes së vlerës së detyrimit.

Procesi parashikohet të zgjasë disa ditë dhe në përfundim të tij do të rivendosen menjëherë në punë Vendburimet dhe do të fillojë prodhimi i naftës. Albpetrol pritet t’i ofrojë të gjithë punonjësve, shumica e të cilëve kanë qenë edhe më parë punonjës të Albpetrol, kontrata 1-vjeçare punësimi. /b.d

Next Post
VIDEO / Shpiket metoda për të ngadalësuar plakjen

VIDEO / Shpiket metoda për të ngadalësuar plakjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

March 7, 2026
7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

March 7, 2026
I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

March 7, 2026
Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

March 7, 2026
Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

March 7, 2026
Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In