Pas vendimit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, doli në një prononcim për mediat, ku ngriti akuza të forta ndaj policisë dhe qeverisë për dhunë dhe shkelje të të drejtave të të miturve.
Sipas Nokës, të rinjtë kanë deklaruar në gjykatë se janë dhunuar gjatë qëndrimit në komisariat, duke e cilësuar arrestimin dhe trajtimin e tyre si një akt që nuk ndodh në asnjë vend demokratik.
Ai denoncoi gjithashtu faktin që psikologu i paraqitur për të miturit rezultonte të ishte punonjës policie, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të standardeve ligjore.
Noka paralajmëroi se përgjigja për këto akte do të merret në protestën e datës 20.
“E para, arrestimi i minorenëve dhe keqtrajtimi i tyre është një akt mizor që në asnjë vend demokratik nuk ndodh. Ata minorenë sot deklaruan të gjithë që janë dhunuar barbarisht në qelitë e komisariatit.
E dyta, që tregon, se sa akte kriminale kryen narko-policia, është fakti që edhe psikologun që jua kanë servirur si psikolog të miturve ka qenë punonjës policie. Dhe kjo është shumë e rëndë. Nuk ndodh në asnjë vend demokratik përveçse në regjime. Kjo gjë që ka ndodhur me grupin e të miturve.
Shqiptarët janë në protestë, të rinj, të reja. Kanë ardhur familje të tëra, sepse, kanë ardhur familje të tëra në protestë. Sepse kjo është protestë qytetare, kjo është revoltë qytetare.
Presioni ju është bërë për t’i akuzuar si grup i strukturuar kriminal. Është në kufijtë e çmendurisë. Ajo që ka ndodhur në qelitë e komisariateve me këta minorenë. Individë që kanë ardhur me familjet e tyre për të protestuar, akuzohen dhe shantazhoheshin, keqtrajtohen, dhunohen që të pranojnë që kanë qenë bashkë dhe janë organizuar. Janë grup i organizuar. Kjo është, kjo nuk mund të përshkruhet. Po kjo tregon një gjë tjetër. Terrori, dhuna tregon panikun. Ata mendojnë se me këtë formë do t’i nënshtrojnë demokratët. Jo. Sa më shumë, të ushtrojnë terror dhe dhunë, aq më shumë revolta rritet dhe aq më shumë do shkohet drejt kryengritjes.
Datën 20 do ta marrë përgjigjen edhe banditi dhe të gjithë banditët me uniformë, Prodat dhe të tjerët, që kanë dhunuar, keqtrajtuar dhe terrorizuar minorenet. Por do ta marrë edhe Edi Rama si kreu i narko-shtetit. Nuk ka ndalim”,-tha Noka.












Kjo drejtesi duhet larguar se pi liron kriminel qe qelluan policine me molitov dhe i japin liri Mul Nokes qe te llape dhe te bej trimin.. Mos provokoni shtetin se do merrni ate qe neritoni