• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detyra gazetarit është të publikojë sekretet dhe jo t’i ruajë

by Lutfi Dervishi
20/09/2022 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Nëse policia, prokuroria dhe gjykata do të trajtonin çështjen e të “dhënave personale” të shqiptarëve të bëra publik në prill të 2021, me po atë seriozitet që trajtuan ndërtimin pa leje të një koteci pulash nga një zonjë 82-vjeçare në Nartë të Vlorës, sot nuk do të ishte nevoja që Prokuroria dhe policia të kërkonin ndalimin e publikimit të materialeve të hakuara.

Prokuroria ende nuk ka gjetur fajtorët e bërjes publike të të dhënave të 900 mijë shqiptarëve – fajtorë që i dinë të gjithë – me përjashtim të prokurorëve.

Njoftimi për ndalimin e publikimit nuk ka shumë vlerë praktike. Ky njoftim nuk ka fuqi jashtë territorit të Shqipërisë. Media dhe gazetarët nuk janë përshirë në aktin e hakerimit. Nuk kanë asnjë rol në këtë histori. Krimi është kryer nga të tjerë.

Materialet e hakeruara që mund t’i aksesojë kudo mund të shërbejnë si informacione me shumë vlerë për median dhe mund të ketë interes publik. Gazetarët nuk kanë asnjë rol në “hakerimin” e dokumenteve.

Ka plot pyetje legjitime që ende dhe sot nuk kanë përgjigje.

Pse SPAK dhe më pas Prokuroria e Tiranës nuk kanë mbyllur ende hetimet për “rrjedhjen e të dhënave”? Dhe këtu nuk kemi pasur hakerim. Çështje e thjeshtë. Si përfunduan të dhënat që grumbullohen vetëm nga AKSH-i në duar të patronazhistëve?

Pas publikimit të pagave u premtua zyrtarisht se do të forcohet sistemi mbrojtës dhe do të investohet më shumë për sigurinë.

Çfarë po ndodh me sistemin TIM-s? Një sistem i mbyllur që edhe sipas ekspertëve është shumë i vështirë hakerimi?

Në qindra mijëra dokumente të hakeruara mund të ketë dokumente që cenojnë sigurinë kombëtare, por pa diskutim ka dokumente që kanë interes publik. Madje edhe ato të sistemi TIMS. Nëse gazetarët, për shembull, me këto dokumenta vërtetojnë hyrje daljet e personave në kërkim (p.sh. rasti incineratorëve) a është ky interes publik apo “cenim i sigurisë kombëtare”?

Nëse gazetarët ngrenë pyetjen: Si është e mundur që policia ka qenë e informuar për persona shumë të kërkuar kanë qenë në qendër të Tiranës dhe nuk ka vepruar? Kjo pyetje është me interes publik apo cenon sigurinë kombëtare?

Nëse nga e-mail drejtuar Kryeministrit (edhe këto të hakeruara) gazetarët zbulojnë ta zëmë një denoncim për aferë korruptive, është kjo çështje me interes publik apo cenim i sigurisë kombëtare?

Në bazë të ligjit për të drejtën e informimit gazetarët mund të kërkojnë kopje të e-mail-eve të çdo zyrtari të lartë dhe këtu nuk kemi as cenim rendi, as cenim të sigurisë kombëtare dhe madje as cenim të pritatësisë.

Ka një dyshim të bazuar qoftë te serioziteti hetimit qoftë edhe te angazhimi i autoriteteve. Sepse janë tallur me rrjedhën e të dhënave personale dhe në vijimësi kanë gënjyer duke thënë: “të dhënat janë të sigurta”, “Nuk kanë marrë ndonjë gjë me rendësi etj., etj.

Gazetarët dhe media kanë të drejtë të mbledhin dhe të përpunojnë informacion që tashmë është publik. Por në rastin konkret duke treguar kujdes për të ruajtur sigurinë e individëve. Jo çdo gjë mund të publikohet, por nuk ka dyshim se ka plot lëndë me interes për publikun. Një përzgjedhje e mirë, një konsultim me juristë dhe një kujdes i shtuar do të ishin një shërbim i madh që i bëhet publikut.

Nuk është detyrë e gazetarëve të ruajnë “sekrete”, por t’i publikojnë ato.

Sa i përket autoriteteve, gazetarët mund të kenë më shumë besim te policia dhe prokuroria nëse ta zemër për “rrjedhjen e të dhënave personale”, tregojnë të njëjtin zell siç treguan për zonjën 82 vjeçare nga Narta.

P.S. Njoftimi i Prokurorisë për ndalimin nuk gjendet as në faqen zyrtare të Prokurorisë as te faqja zyrtare e policisë. Për momentin gjendet vetëm në faqen e Facebook-ut të policisë. Ndoshta është edhe në ndonjë grup Whatsapp apo Telegram.

Next Post
Rekomandimi i OSBE për të dhënat personale, Yuri Kim: E drejta e qytetarëve për të votuar pa presion, bazë e demokracisë

SHBA ndihmë ndaj sulmeve kibernetike, Kim: Kemi nevojë për partneritet me qytetarët

Comments 1

  1. Leko Kondakçi says:
    4 years ago

    Në parim, i thua mirë çështjet.
    Nen për nen, pastaj, fut shurridetë e Sali Berishë, dhe karllëqet e Likes Moniçkës, dhe kështu, ti del kallp, tamam si njeri pa mënd, me tru gomari, dhe si i kapur dhe i varur nga dikushi, që të paguan, për të shkrojtur kondra qeverisë.
    Këto ndodhi, i panderuari Lutfi Dervishi, të kanë bërë një njeri të spikatur për mungesë karakteri, je një URIAH HIP i çertifikuar nga komisioni Mezini – Bezhani, njelloi si Ilir Meta(j) spiun i Organeve te Sigurimit të Shtetit, i bashkepunëtor në rol informatori……
    Aferim bythës tënde Lutkë…….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In